Flash

FOTO/ Kouame tregon këmbën, pas ndërhyrjes vrastare të Lukaku: "Falenderoj Zotin"

Lapsi.al 11 December 2023
FOTO/ Kouame tregon këmbën, pas ndërhyrjes vrastare të

Christian Kouame e pa punën vërtetë shumë keq në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Olimpico. Shkak ishte padiskutim ndërhyrja vrastare e belgut Romelu Lukaku në fund të takimit Roma-Fiorentina. Belgu u përjashtua nga arbitri Rapuano për herë të parë në karrierën e tij dhe rrezikoi realisht të dëmtonte kolegun e tij.

Sulmuesi i Fiorentinës ka postuar një foto në Instagram të këmbës së tij të plagosur, të bërë në dhomën e zhveshjes në Olimpico. Kouame, me shumë mundësi, ka dashur t'i përgjigjet ankesave të Jose Mourinho, të cilit nuk i pëlqeu arbitrimi.

Shkrimi i vetëm që shoqëron foton është "Faleminderit Zot". Sulmuesi është i vetëdijshëm për fatin që ka patur në këtë rast, duke qenë se ndërhyrja e Lukakut mund ta kishte dëmtuar shumë më tepër.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI