Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Partizani nuk fiton dot më, kundër Skënderbeut barazimi i pestë radhazi: goli i parë sezonal i Mba nuk mjafton

Lapsi.al 11 December 2023
Partizani nuk fiton dot më, kundër Skënderbeut barazimi i

Christian Mba shënoi golin e parë në kampionat për Partizanin, por nuk mjaftoi. Të kuqtë ndalen 1-1 përballë Skënderbeut, duke regjistruar barazimin e pestë radhazi. Arbër Abilaliaj nuk po mundet dot të rikthejë kampionët te suksesi, edhe pse rastet nuk munguan në të dy krahët. Gvozdenovic i gëzohet një pike në shtëpinë e një rivali të fortë falë golit të Merlim (barazoi më pas Mba), që e mban në vendin e katërt.

Partizani, me këtë barazim, konfirmon se nuk është në formën më të mirë të mundshme në këto momente. Edhe pse dominuan ndaj Skënderbeut, në sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”, kryeqytetasit shpenzojnë shumë raste. Ndeshja jo vetëm që mbeti hapur, me Rrapaj e Maguette që u ndalën nga Alia, por u komplikua nga goli i korçarëve në pjesën e parë. Në minutën e 42' Merlim ndëshkoi Qirkon, me golin e avantazhit për bardhekuqtë.

Partizani reagoi menjëherë sapo rifilloi lojë në pjesën e dytë. Mba barazoi rezultatin në goditjen me kokë pas krosimit të Hadrojit. Të kuqtë provuan në çdo mënyrë për të shënuar golin e përmbysjes, pa arritur të kalonin më Alian. Portieri ndaloi Rrapajn, Kekon e Binstouka, që mori vendin e Mba. Në fund, një barazim që mund të quhet i fituar nga Skënderbeu.

Lexo më tej: E pabesueshme në Durrës, Egnatia shpëton në minutën e 97': Musta i heq fitoren ish-skuadrës së tij

Partizani nuk përfiton dot nga ndalesa e Egnatias kryesuese dhe mbetet po -3 nga vendi i parë. Kampionët në fuqi (31) mbajnë sidoqoftë larg Tiranën në vendin e tretë. Skënderbeu, shkon në 22 pikë, i katërti, vetëm një pikë larg bardhebluve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI