Flash

Inter, një vend i parë që peshon: si ndryshojnë 1/8 nëse Inzaghi mposht Real Sociedad

Lapsi.al 11 December 2023
Inter, një vend i parë që peshon: si ndryshojnë 1/8

Nëse ai top që goditi Barella në vend që të përfundonte në shtyllë... Inter vazhdon të mendojë si do të kishte qenë situata nëse 3-3 kundër Benfica të përfundonte në një 3-4 të bujshëm. Zikaltrit jo vetëm do të merrnin një fitore të jashtëzakonshme, por edhe mundësinë për të luajtur për dy rezultate nga tre kundër Real Sociedad. Sidoqoftë, mbrëmjen e së martës nuk ka përllogaritje për të bërë. Për skuadrën e Simone Inzaghi, ndaj spanjollëve, vlen vetëm fitorja për të zënë vendin e parë në grup. Në fakt, renditja e sheh Inter dhe Real Sociedad me 11 pikë, por baskët kanë një diferencë golash më të mirë. E ndoshta, asnjëherë si ky vit, përfundimi në krye nuk mund të garantonte një raund më të butë të 1/8.

NËSE RENDITET I PARI

Për momentin, duke përfunduar në vendin e parë, Inter do të gjente veten përballë PSV-së (i dyti në Grupin B), Leipzig (i dyti në Grupin G), Porto ose Shakhtar që luajnë 1/8 në Grupin H pas Barcelonës (blaugranat kanë +7 në diferencë golash që në thelb i mbron nga surprizat e pakëndshme), Kopenhagen ose Galatasaray ose Manchester United ende në garë në grupin A, Braga në rastin (e largët) kur portugezët kalojnë Napolin në grupin C, duke i mposhtur me të paktën dy gola diferencë, Atletico Madrid nëse humbet epërsinë dhe del i mundur nga ndeshja në shtëpi kundër Lazios dhe një betejë mes Dortmundit (i pari por jo aritmetikisht) PSG dhe Newcastle nëse Milani nuk fiton kualifikimin në grupin F si vend i dytë.

NËSE RENDITET I DYTI

Pavarësisht paqartësive ende të pazgjidhura të renditjes, është një perspektivë sigurisht më e mirë nëse krahasohet me atë që do të lindte në rastin e vendit të dytë. Në vazon e kundërshtarëve, Interi me siguri do të gjente Bayern, Manchester City, Real Madrid dhe Arsenal, me shumë mundësi Barcelonën plus Atletico Madrid nëse nuk humbasin kundër Lazios dhe një mes Dortmundit e PSG-së.

Lexo më tej: Video/ Inter i papërmbajtshëm! Poker ndaj Udineses e parakalim i ri ndaj Juventus

FORMACIONI I MUNDSHËM

Sa i përket fushës, Inter u stërvit sot në drekë dhe nga të dhënat e para të marra, Simone Inzaghi mund të rreshtojë një formacion të rishikuar pas ndeshjes së kampionatit kundër Udinese. Trajneri i zikaltërve në fakt testoi Sanchez përkrah Thuram, me aktivizimin nga pankina të Lautaro. Ndërsa në krahun e djathtë është gati Cuadrado, me Darmian të destinuar përsëri në treshen mbrojtëse. Në mesfushë Frattesi është i favorizuar ndaj Barella. Me ish-lojtarin e Sassuolos do të jenë edhe Calahnoglu dhe Mkhitaryan. Në të majtë ka një balotazh mes Dimarco dhe Carlos Augusto. Braziliani, megjithatë, u vendos edhe sot në mbrojtje, si një alternativë ndaj Bastonit së bashku me Acerbi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI