Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Champions, luhen ndeshjet e fundit: United ëndërron kombinim rezultatesh, Inter do vendin e parë

Lapsi.al 12 December 2023
Champions, luhen ndeshjet e fundit: United ëndërron kombinim

Mbrëmje verdiktesh në Champions League, e katër grupet e para A, B, C e D, në fushë për ndeshjet e fundit. Në fakt, tre përcaktohen në tetë ndeshjet e sotme, ku vëmendja është te Manchester United. Red Devils kanë nevojë për një kombinim rezultatesh, sepse nuk mjafton vetëm të fitojnë kundër Bayern Munich të siguritë në vendin e parë. Inter ndërkohë, synon vendin e parë, ndërsa Napoli e PSV e kanë të thjeshtë të mbajnë kalimin në 1/8.

GRUPI A

Manchester United duhet të udhëtojë në Allianz Arena për të mundur një Bayern Munich të pamposhtur në Champions. Anglezët janë të fundit me 4 pikë e duhet të mposhtin bavarezët, duke shpresuar se Copenhagen e Galatasaray (5) do të barazojnë mes tyre. E komplikuar, sepse skuadra e Tuchel për më tepër vjen nga shuplaka e marrë nga Eintracht 5-1 dhe kërkon shpagim.

GRUPI B

Llogari të thjeshta për PSV Eindhoven, por jo aq për tu arritur në fushë. Holandezët, me 8 pikë, luajnë në shtëpi kundër Arsenal dhe kanë nevojë vetëm për një pikë për të siguruar kalimin si e dytë e Grupit B. Gunners janë të sigurtë në vendin e parë dhe për ta kjo ndeshje vlen vetëm për statistikë. Në ndeshjen tjetër Lens, me 5 pikë, duhet të mposhtin Sevilla dhe të shpresojnë që londinezët do fitojnë në Hollandë për të parakaluar PSV. Sidoqoftë francezët kanë një ndeshje shumë të vështirë, sepse andaluzianët me 2 pikë, duan fitoren në transfertë për të shkuar në Europa League, kompeticionin ku janë ekspertë.

GRUPI C

Napoli e ka vënë shpirtin në paqe për vendin e parë, ku dominon një Real Madrid me pikë të plota, por duhet të ruajë vendin e dytë nga rikthimi i Bragës. Skuadra e De Laurentiis kalon me një barazim, madje edhe duke humbur me një gol diferencë, për shkak të fitores në Portugali 1-2. Portugezët kanë nevojë për një sukses me dy gola për të befasuar Mazzarrin e të tjerët. Në anën tjetër, 4 pikët nuk i japin shumë siguri, sepse një fitore e Union Berlin do t’i kalonte në renditje, ndaj është e nevojshme të mos humbasë kundër Napolit.

GRUPI D

Në San Siron e krejtësisht të shitur, Simone Inzaghi do të luajë me qetësinë e dikujt që prej disa kohësh e ka në xhep kualifikimin për në 1/8 e Champions, por me detyrimin për të rrëmbyer një vend të parë që do ti rezervojë short më të lehtë në fazën me eliminim direkt. Përballë Real Sociedad, që ka të njëjtën kuotë pikësh por zbret në Milano me dy rezultate në tre, zikaltrit do të vazhdojnë rotacionin e zakonshëm me rikthimin e Carlos Augusto në mbrojtjen me tre e aktivizimin e mundshëm të Cuadrado në krahun e djathtë. Hapësirë e sigurtë për Frattesi ndërsa mund të akomodohet në pankinë Lautaro Martinez, makina e golit që ndoshta ka nevojë për një ndeshje pushim.

Lexo më tejInter, një vend i parë që peshon: si ndryshojnë 1/8 nëse Inzaghi mposht Real Sociedad

Champions League Group A

21:00 FC Copenhagen - Galatasaray

21:00 Manchester United - Bayern Munich

Champions League Group B

18:45 Lens - Sevilla

18:45 PSV Eindhoven - Arsenal

Champions League Group C

21:00 Napoli - SC Braga

21:00 Union Berlin - Real Madrid

Champions League Group D

21:00 FC Salzburg - Benfica

21:00 Inter - Real Sociedad

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI