Flash

“Më të Mirët 2023”: një vit futboll, ndahen çmimet në skenën e Teatrin e Operas e Baletit

Lapsi.al 12 December 2023
“Më të Mirët 2023”: një vit futboll, ndahen

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të zhvillohet mbrëmja festive, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani 2024”. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 18 dhjetor Mbrëmjen Gala të futbollit Më të Mirët 2023”. Protagonistët më të rëndësishëm të futbollit, që kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2023, do të marrin trofetë e tyre.

Në fakt, FSHF do të akordojë çmime të rëndësishme të dedikuar për kampionët e futbollit. Nuk do të mungojnë edhe të ftuar special, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.

Lexo më tej: Kombëtarja, kampionatet dhe e drejta televizive: rrëfimi 360 gradë i Presidentit të FSHF-së Duka

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent të udhëhequr nga FSHF. Një çmim i veçantë do të jepet për ekipin Kombëtar që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për herë të dytë në histori në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Lista e çmimeve që do të jepen në mbrëmjen gala "Më të mirët 2023"

Talentja e Vitit 2023

Talenti i Vitit 2023

Këpuca e Artë (për vajza 2023)

Këpuca e Artë 2023

Arbitri i Vitit 2023

Trajneri i Vitit 2023

Formacioni i vitit 2023

Topi i Artë 2023

Topi i Artë 2023 (për vajza)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI