Flash

Chiellini i jep fund futbollit të luajtur: largohet mbrojtësi i fundit i “shkollës së vjetër”

Lapsi.al 12 December 2023
Chiellini i jep fund futbollit të luajtur: largohet mbrojtësi i fundit

Giorgio Chiellini ka vendosur: do të largohet nga futbolli. Ish-mbrojtësi i Juventus dhe i kombëtares së Italisë, do të përfundojë karrierën e tij më 31 dhjetor, kur skadon kontrata që e lidh atë me Los Angeles FC. Ishte ai vetë, vetëm disa ditë më parë, i cili la të kuptohet se finalja e MLS e humbur kundër Columbus Creë mund të ishte ndeshja e tij e fundit. Tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i tërheqjes.

Chiellini do të thotë lamtumirë pas 23 sezoneve si profesionist, 17 prej të cilave me fanellën e Juventus. Me bardhezinjtë ai grumbulloi 561 paraqitje (i treti i të gjitha kohërave pas Del Piero dhe Buffon) dhe 36 gola mes 2005 dhe 2022. Palmarèsi i tij flet qartë: 9 kampionate (rradhazi), 5 kupa italiane dhe 5 superkupa italiane, të cilave duhet t'u shtohet edhe një kampionat MLS i fituar në fund të vitit 2022. Chiellini, një mbojtës i shkollës së vjetër, brutal në ndërhyrje e aspak i bukur në të parë (ikonike tërheqja e fanellës së Saka), bëri 117 paraqitje me kombëtaren italiane. Mbrojtësi është i pesti i të gjitha kohërave për prezenca, nga të cilat 22 si kapiten. Midis tyre, natyrisht, finalja e Euro 2020 në fund të së cilës ai ngriti në qiellin e Wembley trofeun e kampionëve të Evropës.

Lexo më tej: Video/ Gazetari i kujton Walker 'memet' tallëse për Chiellini-Saka, mbrojtësi driblon: "Nuk i kam parë"

Në të ardhmen e tij, siç ka lënë të kuptohet edhe vetë, është një tavolinë zyrtari. E në selinë e Juventus duken të gatshëm ta mirëpresin. Tifozët bardhezinj do të bënin gjithçka për ta pasur 39 vjeçarin në drejtimin e klubit dhe do ta prisnin me krahë hapur një legjendë si ai.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI