Flash

Video/ Presidenti i Ankaragucu rreh me grushta arbitrin në fushë: Turqia pezullon kampionatit

Lapsi.al 12 December 2023
Video/ Presidenti i Ankaragucu rreh me grushta arbitrin në fushë:
Turqia është zhytur në kaos. Pas agresionit ndaj arbitrit Halil Umut Meler, i rrahur nga presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca, është ndërprerë kampionati. Numri 1 i klubit u fut në fushë pasi ekipi i tij pësoi golin e 1-1 në minutën e 97’ në ndeshjen e Superligës kundër Caykur Rizespor dhe goditi me grusht arbitrin. Nga këtu, drejtuesit turq vendosën të pezullojnë të gjitha kampionatet për një kohë të pacaktuar. Përveç grushtit të Presidentit Koca, Meler mori goditje nga persona të tjera, teksa ishte në tokë dhe përfundoi i shtruar në spital. “Ndeshjet e të gjitha kampionateve janë shtyrë për një kohë të pacaktuar”, tha në një konferencë për media presidenti i TFF-së, Federata Turke e Futbollit, Mehmet Buyukeksi. Meler, 37 vjeç, është një nga zyrtarët më të mirë të ndeshjeve në Turqi dhe një arbitër ndërkombëtar. Episodi u transmetua drejtpërdrejt në televizion e kështu nuk ka asnjë vend për keqkuptim. Në imazhe shihet qartë presidenti i klubit të Ankarasë, Faruk Koca duke goditur me grusht në fytyrë Meler. Pasi ai ra në tokë, arbitri u mblodh duke u përpjekur të mbrohej, por u godit disa herë në fytyrë nga të paktën dy pesona të tjerë, me sa duket anëtarë të ekipit vendas.

REAGIMI I SHTETIT TURK

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya njoftoi në X arrestimin e tre personave, përfshirë presidentin e Ankaragucu. TFF-ja vendosi pak më pas të “shtyjë për një kohë të pacaktuar” të gjitha ndeshjet e kampionatit. Duke denoncuar një "mbrëmje të zezë" për futbollin turk, Shoqata e Arbitrave të Turqisë theksoi se "përgjegjësit për futbollin dhe drejtësinë turke do të marrin të gjitha masat e nevojshme kriminale". "I kërkojmë falje tifozëve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë incident të trishtuar," tha klubi i Ankaragucu nga ana e saj. Duke demonstruar rezonancën ekstreme të këtij akti dhune, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi gjithashtu: "Dënoj sulmin ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler. Nuk do të lejojmë kurrë që dhuna të ndërhyjë në sportin turk", tha ai. AKP, partia konservatore islamike e Erdoganit, ka nisur procedurat e përjashtimit kundër Koca, sipas kanalit publik turk TRT Haber. Presidenti i Ankaragucu ishte zgjedhur dy herë si deputet i AKP-së, në 2002 dhe 2007.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI