Flash

Akti i fundit i sfidës Messi-Ronaldo: në 1 shkurt mund të jetë përplasja e fundit e një epoke

Lapsi.al 12 December 2023
Akti i fundit i sfidës Messi-Ronaldo: në 1 shkurt mund të
Është zyrtare: do të ketë një sfidë të fundit mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Përballja e fundit do të luhet në Riad, në Arabinë Saudite, më 1 shkurt 2024 dhe do të jetë pjesë e turneut parasezonal të Inter Miami. Amerikanët fillimisht do të takohen me Al Hilal, ku do të mungojë Neymar i dëmtuar, por do të jenë Koulibaly dhe Milinkovic-Savic. E më pas përballja e madhe e Messi me CR7 e Al Nassr. Këtë e konfirmoi, pas një mohimi fillestar që daton në muajin nëntor, vetë klubi i MLS-së, i cili bëri të ditur datat e dy ndeshjeve miqësore. Lexo më tej: Messi vs Ronaldo, 'The Last Dance': sfida e fundit do të vihet në skenë në Arabi Rivalët e përjetshëm, 13 Topa të Artë mes tyre, u ndeshën për herë të fundit në janar, në një ndeshje miqësore mes PSG, ku luante atëherë Pleshti dhe një përzgjedhje lojtarësh nga Al Hilal dhe Al Nassr. Parisienët triumfuan 5-4 me golin e Messi, ndërsa Ronaldo shënoi dy herë. Në ndeshjet zyrtare të dy janë përballur 35 herë: 16 fitore për argjentinasin, 10 për portugezin dhe 9 barazime, me 21 gola të shënuar për të parin dhe 20 për të dytin. Sfida e fundit zyrtare? Barcelona-Juventus 0-3 në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2020/21 (dygolësh me penallti e CR7). Tani ka një pritje të madhe për ndeshjen e radhës, të cilën dikush tashmë e ka quajtur "The Last Dance".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI