Flash

Milan duhet të fitojë në Newcastle, shansin ja jep... Karius: Dubravka i dëmtuar, 'gafaxhiu' gjerman gati

Lapsi.al 12 December 2023
Milan duhet të fitojë në Newcastle, shansin ja jep... Karius:

Nëse Milan arrin në ndeshjen vendimtare, për fatin e tyre evropian, i goditur nga dëmtimet (Theo do të luajë si qendërmbrojtës), Newcastle sigurisht që nuk po shkon më mirë. Veçanërisht, gjatë konferencës për shtyp në vigjilje, trajneri anglez, Eddie Howe, foli për emergjencën e portierit që ka goditur Magpies: “Nuk është ende e qartë nëse Martin Dubravka do të jetë në dispozicion nesër”. Një problem i madh për anglezët dhe një mundësi e madhe për Loris Karius. Pikërisht kështu, sepse Nick Pope (titullari i Newcastle) është jashtë i dëmtuar në shpatull dhe Mark Gillespie nuk është në listën e UEFA-s.

Gjermani, që pas mbrëmjes së tmerrshme në Kiev, kur dënoi Liverpool në finalen e Champions përballë Real Madrid, nuk ka përjetuar më ditë të mira. I larguar menjëherë nga Anfield Road në merkaton e verës, portieri u huazua tek Besiktas ku nuk e harroi zakonin e tij. E paharrueshme ajo në Europa League, kur lejoi humbjen e skuadrës turke kundër Slovan Bratislava me një gafë flagrante në rastin e golit të parë të Sporar. Te Newcastle, Karius nuk ka gabuar... por ndoshta vetëm sepse ka luajtur vetëm një ndeshje në dy vjet.

Lexo më tej: Në portë është katastrofë, po Leotta ka parë tjetër gjë te Karius: "Forca jote më bëri të dashurohesha me ty"

Partneri i gazetares Diletta Leotta, e cili kohët e fundit pranoi se ai shpresonte për një të ardhme në Serie A, po shkon drejt një fanelle titullari. Kjo do të ishte paraqitja e tij të dytë me Newcastle në dy sezone, pas finales së Carabao Cup të humbur 2-0 kundër United shkurtin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI