Flash

Video/ Gafa e pabesueshme në emision, prezantuesja italiane Antonico më keq se ato shqiptare: si lexohet 4-2-3-1?

Lapsi.al 12 December 2023
Video/ Gafa e pabesueshme në emision, prezantuesja italiane Antonico

Mjafton të jetë një vajzë e paraqitshme, me artikulacionin e duhur e atëherë je menjëherë prezantuese në TV për sportin. Fenomeni që po ndodh rëndom tashmë ka dhe kosto dhe jo rrallë herë moderatoret janë bërë meme, për shkak të mungesës së njohurive të fushës. Kjo i ka ndodhur në Itali edhe Elonora Antonico. Videoja e gafës së prezantueses në një transmetim të drejtpërdrejtë sportiv po bëhet virale: si lexohet formacioni 4-2-3-1?

GAFA PËR 4-2-3-1

Kur bëhet një gafë në televizion live, ajo rrallë del pa një video virale. E ajo e bërë nga Eleonora Antonico në 'Calcio e calcio Estate' ndoshta do të vazhdojë të ketë një lloj impakti të caktuar ndër vite.

https://youtu.be/QyWA62B7efY

Duke lexuar pyetjet e publikut, ajo tha: " Bernabé, vitin e kaluar mori nëntë kartonë të verdhë në 16 paraqitje. Ai do të duhet të përmirësohet shumë nga kjo pikëpamje, veçanërisht nëse luan me katërmijë e dyqind e tridhjetë e një. Përshëndetje, ju lutem."

Një mënyrë krejtësisht e pazakontë e lexitimi të skemës taktike 4-2-3-1, e cila shkaktoi ironinë në internet. E megjithatë, me këtë gafë, vetë Antonico u tall me një video në TikTok. Në fund të fundit, çfarë mund t'i mbetet të bëjë tjetër?

@antonicoeleonora 4231 nuovo modulo calcistico (letto proprio così, quattromiladuecentotrentuno) #4231 #calcio #calcioitaliano #calcioecalcioestate #tvparma #ironia #tv ♬ suono originale - Giulia Mabe

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI