Flash

Drejtori i Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, thumbon interistët: "Hani peshk të kaltër"

Lapsi.al 12 December 2023
Drejtori i Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, thumbon interistët:

Inter i teknikut Simone Inzaghi fitoi në mënyrë të qartë kundër Udinese, me një poker mbresëlënës. Një paraqitje e duartrokitur nga të gjithë për shfaqjen e forcës dhe për lojën e treguar. Por jo të gjithë janë të “çmendur” për zikaltrit dhe mes tyre është edhe Ivan Zazzaroni.

"HANI PESHK TË KALTËR"

Ivan Zazzaroni zakonisht shkon kundër kokës dhe gjithmonë thotë atë që mendon. Mbështetës i Mourinhos dhe Allegrit, drejtori i Corriere dello Sport ka dashur të shuajë entuziazmin rreth kryesuesve të Serie A, Inter. Pavarësisht vendit të parë me një +2 ndaj Juventus dhe një lojë që të gjithë e konsiderojnë ndër më të mirat në Itali, Zazzaroni nuk duket entuziast për këtë.

Lexo më tej: Në Romë aludojnë një sherr mes Jose Mourinho e senatorëve të skuadrës, Zazzaroni: “Është një k*rllik"

E në transmetimin e Pressing ai foli si më poshtë: “Për ata që flasin për Interin më të mirë të historisë. Unë do të thoja të hanë më shumë peshk të kaltër për kujtesë, fosfor. Zikaltrit janë skuadra e vetme që luan me dy sulmues të vërtetë dhe Thuram bën të njëjtën punë si Lautaro. E bukura e vërtetë është që Juventusi më i varfër i të gjitha kohëve është i dyti".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI