Flash

F1, Wolff sulmon FIA-n: "Shkuan përtej vijës së kuqe të familjes sime"

Lapsi.al 13 December 2023
F1, Wolff sulmon FIA-n: "Shkuan përtej vijës së kuqe të

Zemërimi i Toto Wolff nuk qetësohet, pas hapjes së një hetimi kundër tij dhe gruas së tij Susie nga FIA. Kjo situatë u ngrit pas akuzave kundër drejtuesit të lartë të Mercedes për një transferim të supozuar të informacionit konfidencial. Pavarësisht akuzave të bëra ndaj CEO-s së Akademisë F1, protagoniste e një gjoja transferimi të informacionit konfidencial te bashkëshorti i saj, procedimi u mbyll shpejt. Një veprim që përkeqësoi më tej gjendjen shpirtërore të team principal të Mercedes.

"Pas 10 vitesh si drejtues ekipi, kam zhvilluar një mburojë të fortë dhe vështirë se befasohem. Por kjo histori ishte tronditëse. Nëse gjendem mes zjarrit të kryqëzuar, nuk është aspak problem për mua, mund ta përballoj. Unë kam shpatulla të gjera, por kur sulmon familjen time, niveli është i ndryshëm - shpjegoi Wolff në një intervistë për Bild.

Lexo më tej: Zbulohet spiuni i ri në Formula 1, Toto Wolff akuzohet për lojë të dyfishtë: “Një bombë me sahat”

Fjalëve të tij, iu shtuan edhe ato të Lewis Hamilton, i pranishëm në mbrëmjen gala të çmimeve të Formula 1. "Është zhgënjyese që FIA ka vënë në dyshim integritetin e një prej lidereve femra më të jashtëzakonshme që kemi pasur ndonjëherë në sportin tonë. Susie Wolff u akuzua pa një seancë dëgjimore dhe pa prova. Më pas kërkuan falje. Një situatë e papranueshme".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI