Flash

Thatësirë në Katalonjë, Barcelona urdhërohet: “Nuk ka dushe pas stërvitje, lojtarët të lahen në shtëpi"

Lapsi.al 14 December 2023
Thatësirë në Katalonjë, Barcelona urdhërohet:
Alarmi i thatësirës në Katalonjë e ka detyruar qeverinë rajonale të miratojë një sërë masash drastike për të reduktuar konsumin e ujit publik dhe privat. Një pjesë e këtyre vendimeve do të ndikojë edhe te Barcelona, dhe në veçanti në impiantet sportive të klubit: Ciutat Esportiva Joan Gamper, qendra stërvitore e skuadrës dhe stadiumi Lluís Companys, ku katalanasit luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi këtë sezon për shkak të punimeve të restaurimit në Camp Nou. "Klubi i futbollit Barcelona konsumon ujë në zona të ndryshme dhe duhet të kompensojë atë që përdor për ujitjen e fushave me dushet. Qoftë në Montjuic apo San Joan Despí. Të gjitha këto struktura kanë detyrimin të ulin konsumin e ujit, prandaj nëse duan të vazhdojnë ujitjen e fushave, duhet të kompensojnë në mënyra të tjera”, paralajmëroi David Mascort, këshilltar i qeverisë katalanase për veprimet klimatike, duke folur për Cadena Ser. Lexo më tej: Dushet me defekt në “Allianz Stadium”: Inter kthehet në Milano pa u larë Praktikisht, Xavi dhe stafi i tij do të duhet të vendosin nëse do të reduktojnë, apo të ndalojnë plotësisht për disa ditë, ujitjen e fushave stërvitore dhe stadiumit, duke i lejuar lojtarët të bëjnë dush menjëherë në fund të seancave. Apo t'i japin përparësi kujdesit të fushave - të cilat trajneri blaugrana i ka shumë për zemër -. E për këtë arsye t’i dërgojë lojtarët të lahen në shtëpitë e tyre përkatëse.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI