Flash

Prapaskena në Dortmund, Milan shënoi e Mbappé u tërbua: sherr me shokët për fajin e Luis Enrique

Lapsi.al 14 December 2023
Prapaskena në Dortmund, Milan shënoi e Mbappé u tërbua:

Te Paris Saint Germain është një atmosferë e rëndë e kalimi në 1/8 e Champions League nuk mjafton për të qetësuar tensionet në dhomat e zhveshjes. Demostrimi erdhi në fundin e ndeshjes Borussia Dortmund-Paris Saint Germain me dy skuadrat të bllokuara në rezultatin 1-1 dhe të destinuara për të kaluar krah për krah. Duke pasur parasysh avantazhin që Milan kishte marrë kundër Newcastle, Luis Enrique i kërkoi ekipit të tij të ngadalësonte ritmin. Spanjolli u kundërshtua hapur nga Kylian Mbappé, i cili ishte i vendosur për ta fituar atë ndeshje.

Ishte Achraf Hakimi ai që i solli mesazhin kampionit francez, por marokeni u përball me një përgjigje të ndezur nga Mbappè. Sulmuesi nisi të tregojë në mënyrë plateale portën kundërshtare. Idea e francezit ishte se duhej kërkuar goli, duke shmangur kështu një qarkullim steril në qendër, që nuk do të ndryshonte rezultatin. Ishte e pamundur të bindeshin shokët e tij të skuadrës, të cilët ndoqën udhëzimet e trajnerit dhe lanë krejt vetëm përpara një Kylian Mbappé të tërbuar, që u largua nga fusha me fytyrë të errët pas një konfrontimi të shkurtër me drejtorin sportiv Luis Campos. E gjitha kjo për të treguar se francezi nuk e ndjen PSG si shtëpinë e tij.

Lexo më tejVideo/ Milan i prish punë Newcastle, në 1/8 shkon PSG: Dortmund mban vendin e parë, pret biletën edhe Porto

FAJI I CHUKWUEZE

I gjithë faji është i Samuel Chukwueze, i cili me golin e tij në minutën e 84’ i dha Milan një fitore të kotë, por që pati pasoja të rënda në Paris. Aty tani po ngrihen pyetjet se cila mund të jetë e ardhmja e Mbappè me klubet rivale që kanë filluar të mprehin kthetrat e tyre në funksion të verës. Luis Enrique mori përsipër të minimizonte incidentin dhe, siç shpjegohet nga L'Equipe, e mbylli menjëherë çështjen pa ndryshuar mendjen për qëndrimin që duhet të kishte skuadra në minutën e 84’ të një ndeshje që kishte marrë drejtim.

“Është normale që lojtarët të jenë të frustruar, ne kishim 5 raste për të shënuar - shpjegoi trajneri iberik pas ndeshjes -. Kur një lojtar është i frustruar, roli im është të menaxhoj këtë situatë për të shmangur rreziqet që rrjedhin nga ky tension".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI