Flash

Video/ Tananai fton të këndojë teknikun Inzaghi në darkën e Inter: sikleti i tij ishte më i madh se në pankinë

Lapsi.al 14 December 2023
Video/ Tananai fton të këndojë teknikun Inzaghi në
Darka e Krishtlindjes e Inter ishte një spektakël. Si meriton një skuadër që udhëheq kampionatin dhe është kualifikuar në 1/8 e Champions League. Mes të ftuarve të shumtë, që ndezën atmosferën zikaltër, ka qenë edhe këngëtari Tananai. Ai ka performuar në skenë dhe ka tentuar të përfshijë në një duet edhe teknikun Simone Inzaghi.

DUETI TANANAI-INZAGHI

Mbrëmjen e djeshme, në darkën e Krishtlindjes së Inter, përveç lojtarëve, stafit dhe drejtuesve, ishin të ftuar edhe personazhe të tjerë publikë. Bashkë me ish-lojtarë dhe tifozë të zikaltërve kishte edhe artistë e këngëtarë, që dinë gjithnjë si ta rrëmbejnë skenën. Mes të ftuarve ishin Achille Lauro, Max Pezzali, Cattelan, Rovazzi dhe Tananai. Ky i fundit ka performuar edhe në skenë në mbrëmje me hitin e tij ‘Baby Goddamn’. Vetëm se gjatë interpretimit ka dashur të improvizojë edhe një duet. Lexo më tejSteven Zhang zbulon dëshirat në festën e Krishtlindjes 2023: "Ëndërra është ylli i dytë" Teksa po këndonte ai u përpoq të fuste në 'valle' edhe teknikun Simone Inzaghi. Një duet me trajnerin e Inter, do të ishte bërë menjëherë viral, por Inzaghi u limitua vetëm në një të qeshur dhe nuk iu bashkua këngëtarit. Sigurisht duke evituar sikletin e të kënduarit, që nuk është fare specialitet i tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI