Flash

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

Video/ Plzen e bën "nderin", por Daja thyhet 3-0 në Zagreb: Ballkani eliminohet nga Conference League

Lapsi.al 14 December 2023
Video/ Plzen e bën "nderin", por Daja thyhet 3-0 në Zagreb:
Ballkani, përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në fazën e grupeve të Conference League, eliminohet pas ndeshjeve të fundit. Kampionët e Kosovës dalin të mundur 3-0 nga Zagrebi, duke e bërë të pavlefshme edhe fitoren e kryesuesve të Plzen ndaj Astana. Asnjë problem për Lille, Besiktas dhe Brugges në ndeshjet e tjera.

GRUPI A

Lille nuk pati asnjë problem të likuidonte Klaksvik në ndeshjen e fundit të grupeve. Francezët ruajtën vendin e parë me 14 pikë, duke demoralizuar edhe Slovan Bratislava që e ndiqte. Të sigurtë në vendin e dytë, por pa mundësi reale për të shpresuar të parin, Slovan (10) u dorëzua 1-2 në shtëpi ndaj Olimpija Ljubljana që u ngjit në vendin e tretë me 6 pikë, duke lënë dy pikë prapa Klaksvik.

GRUPI B

Vendi i parë në grup i takon Maccabi Tel Aviv që fitoi përballjen direkte me Gent. Izraelitët u imponuan 3-1 ndaj belgëve, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve, dy mbi Gent. Pokeri i Zorya ndaj Breidablik vlen vetëm vendin e tretë me 7 pikë, duke lënë islandezët pa kënaqësinë e asnjë pikë në fazën e grupeve.

GRUPI C

Ballkani duhej të fitonte me Dinamo Zagreb e të shpresonte që Plzen të mos humbiste me Astana. Çekët e bënë detyrën, duke mposhtur 3-0 Astana, edhe pse ishte të sigurtë për vendin e parë. Victoria Plzen ngjitet në kuotën e 18 pikëve, por Ballkani nuk mundi të fitontë në Zagreb, edhe pse Dinamo ishte skuadra e vetme që kampionët e Kosovës kishin mundur në grup. Kroatët i kthejnë reston, duke çmontuar mbrojtjen e dardanëve me tre gola në tetë minuta. Daja nuk arrin të dalë përtej fazës së grupeve në tentativën e tij të tretë në karrierë. Ballkani e mbyll në vendin e fundit me 4 pikë, njësoj me Astana, që u rendit e treta me avantazhin e ndeshjeve direkte.

GRUPI D

Humbje pa dhimbje e Bodoe/Glimt në Bryzh, me vendasit që ishin të sigurtë për vendin e e parë. Club Brugge triumfoi 3-1, duke e mbyllur grupin me 16 pikë e duke lënë norvegjezët me 10. Besiktas zgjohet shumë vonë, duke mundur 0-2 Luganon, për ta barazuar me 4 pikë e për t'i marrë vendin e tretë, falë avantazhit në ndeshjet direkte. Sidoqoftë, turqit që eliminuan Tiranën në raundin e dytë, bënë një fushatë zhgënjyese me 7 gola të shënuar e 14 të pësuar. Conference League Group A Lille 3-0 Klaksvik Slovan Bratislava 1-2 Olimpija Ljubljana Conference League Group B Maccabi Tel Aviv 3-1 Gent Zorya 4-0 Breidablik Conference League Group C Dinamo Zagreb 3-0 Ballkani Viktoria Plzen 3-0 FC Astana Conference League Group D Club Brugge 3-1 Bodo/Glimt Lugano 0-2 Besiktas

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI