Flash

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

Video/ 'Baby' Liverpool mundet pa dëme; trisi i Romës nuk mjafton, Mourinho në playoff, bashkë me Xhixhën

Lapsi.al 14 December 2023
Video/ 'Baby' Liverpool mundet pa dëme; trisi i Romës nuk

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të katër grupeve në Europa League, me objektiva të arritura e për dikë pjesërisht. Si Roma e Jose Mourinho, trisi i të cilës ndaj Sheriff nuk mjaftoi për të marrë vendin e parë. Verdhekuqtë shkojnë në playoff, ashtu si edhe Qarabag i Redon Xhixhës. Sulmuesi ish-Tirana u aktivizua vetëm në minutën e 89', por azerët fituan 2-1 ndaj Haecken për të marrë vendin e dytë. Humbet ndeshjen e dytë në grupe Liverpool, por këtë herë 2-1 ndaj Union, me një formacion të mbushur me të rinj, nuk i prish punë Klopp që mbeti i pari në grupin E.

GRUPI E

Reds ruajnë vendin e parë me 12 pikë, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Union St.Gilloise. Fitorja nuk është se i bën shumë punë vendasve, që zbresin në Conference League. Kjo sepse në ndeshjen tjetër Toulouse u imponua 1-2 ndaj LASK, duke u vendosur në vendin e dytë. 11 pikë për francezët, që do të luajnë në playoff me skuadrat që zbresin nga Champions.

GRUPI F

E vetmja ndeshje që kishte rëndëi në Grupin F ishte ajo në Rennes, ku vendasit u mundën 2-3 nga Villareal. Francezët kishin dy rezultate në tre, por morën të vetmin që nuk i duhej. Nëndetsja e Verdhë i parakaloi me një pikë më shumë, duke siguruar 1/8 me golat e Moreno, Akhomach dhe Parejo. Dy herë Rennes arriti rezultatin, por në fund doli i mundur. Në Conference League shkon Maccabi Haifa, që bëri të njëjtën arritje si Villareal, duke mundur Panathinaikos në shtëpi e duke i dalë një pikë përpara (5).

GRUPI G

Roma e mbylli fazën e grupeve të Europa League me një fitore të bukur, por të “padobishme”. Në ndeshjen e fundit të Grupit G, skuadra e Mourinho mundi 3-0 Sheriff Tiraspol, por e mbylli grupin në vendin e dytë pas Slavia Pragës. Kështu, në raundin tjetër Roma duhet të përballet në play-off kundër një skuadre të tretë të zbritur nga Champions League. Në Olimpico verdhekuqtë e nisën fuqishëm dhe në pjesën e parë shënuan me Lukaku (11') dhe Belotti (32') të asistuar nga Zaleëski. Pjesa e dytë ishte e mirë vetëm për të parë golin e të riut Pisilli (93') që rrumbullakosi rezultatin në kohën shtesë.

GRUPI H

Kualifikim në playoff edhe për Qarabag ku luan Redon Xhixha. Sulmuesi nuk pati shumë hapësirë (1 minutë plus shtesë), por skuadra e tij mposhti 2-1 Haecken dhe u pozicionua pas Bayer Leverkusen. Gjermanët e mbyllën me pikë të plota 18, e pavarësisht se ishte i kualifikuar në vendin e parë, shkatërroi Molde 5-1. Norvegjezët shkojnë në Conference League.

Europa League Group E

LASK 1-2 Toulouse

Union St.Gilloise 2-1 Liverpool

Europa League Group F

Panathinaikos 1-2 Maccabi Haifa

Rennes 2-3 Villarreal

Europa League Group G

Roma 3-0 FC Sheriff

Slavia Prague 4-0 Servette

Europa League Group H

Bayer Leverkusen 5-1 Molde

Qarabag FK 2-1 BK Haecken

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI