Flash

Evra rrëfen frikën e lojtarëve të Inter nga Juventus: "Nuk do ti tregoj kurrë emrat e tyre"

Lapsi.al 14 December 2023
Evra rrëfen frikën e lojtarëve të Inter nga Juventus:
Patrice Evra ka dhënë një intervistë të gjatë për Tuttosport në të cilën ka prekur pika të ndryshme duke përfshirë luftën e titullit mes Inter dhe Juventus. Pikërisht në këtë pikë, ish-mbrojtësi ka zbuluar ndjenjat dhe frikën e lojtarëve zikaltër nga Juventus.

EVRA PËR JUVENTUSIN E KËTIJ VITI

Patrice Evra ka folur në intervistën e gjatë për Tuttosport për tema të ndryshme. Veçanërisht francezi është ndalur në kampionatin që Juventus po bën këtë vit, nën drejtimin e Max Allegri. Në lidhje me këtë Evra tha: "Fjala e parë që të vjen ndërmend është mrekulli. Por nuk është kështu, do të ishte një nënvlerësim. Puna e bërë nga Max Allegri është e mahnitshme. Ai përveshi mëngët dhe nxorri nga cilindri i tij një skuadër kompakte, të fortë, agresive, luftarake, të paepur. Në fund të fundit, Juventus e ka Tringjyrëshin në ADN-në e saj".

EVRA ZBULOI FRIKËN E LOJTARËVE TË INTER

Në fund të intervistës Evra tregoi gjithashtu se kishte folur me disa lojtarë të Inter dhe zbuloi se çfarë i kishin thënë ata për luftën me Juventus: "Ata i frikësohen dhe e dinë se është i fortë, i etur për "revansh" dhe fitore. Nëse ma ka rrëfyer ndonjë lojtar? Bravo... Por unë kurrë nuk do t'i përmend emrat e tyre, as nën torturë". Kështu, ka një lloj frike, të paktën sipas Evra, në radhët e Inter. Zikaltrit ende ruajnë një epërsi prej dy pikësh ndaj Juventus, por këtë fundjavë përballen me kundërshtarë të kalibrit të ndryshëm. Bardhezinjtë përballen me Genoa nesër në mbrëmje, ndërsa Inter luan të dielën në Olimpico kundër Lacios.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI