Flash

Video/ Muçi në playoff, Legia i shkon pranë vendit të parë: Fiorentina mbron kreun në Hungari

Lapsi.al 14 December 2023
Video/ Muçi në playoff, Legia i shkon pranë vendit të

Conference League ka njohur edhe skuadrat e para të kualifikuara në 1/8 e kompeticionit dhe ato që do të luajnë në playoff me skuadrat që zbresin nga Europa League. Ia del Legia Varshavë ku luan Ernest Muçi, që siguroi vendin e dytë, duke fituar 2-0 kundër AZ. Sulmuesi i kombëtares luajti 87' por nuk arriti të shënojë. Fiorentina kualifikohet direkt, pas barazimit në Hungari 1-1 kundër Ferencvaros, ndërsa Fenerbahce ruan kreun me pokerin ndaj Spartak Trnava.

GRUPI E

Dy asist të Josue për golat e Ribeiro dhe Kramer lejuan Legia Varshavë të siguronte një vend në playoff të Conference League. Polakët e patën të thjeshtë me suedezët e Haecken që mbetën me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Indi në minutën e 53'. Muçi dhe të tjerët gati bënë goditjen për të parakaluar Aston Villa në krye të renditjes, por anglezët ia dolën të mbajnë një barazim 1-1 në Bosnje kundër Zrinjski Mostar. Villians e mbyllën me 13 pikë, një më shumë se Legia, dhe kualifikohen në 1/8. Muçi tani duhet të presë shortin me një nga skuadrat e renditura në vendin e tretë në Europa League.

GRUPI F

Në ditën e fundit të grupeve të Conference League, Fiorentina barazoi 1-1 në Hungari ndaj Ferencvaros. Italianët humbën menjëherë Gonzalez për shkak të dëmtimit (argjentinasi u largua me barelë) dhe shkuan në disavantazh në fillim të pjesës së dytë. Goli i Zachariassen në minutën e 48' e zgjoi Fiorentinën, që arriti të besuarit e Stankovic në minutën e 73'. Ranieri barazoi rezultatin në 1-1, duke lejuar teknikun Italiano të fitojë grupin F (i vlefshëm për hyrjen direkte në raundin e 1/8). Në playoff shkojnë hungarezët me 10 pikë, të cilët nuk mund të arriheshin nga Genk, pavarësisht fitores 2-0 ndaj Cukaricki.

GRUPI G

Eintracht Frankfurt lëshohet në një humbje 2-0 në Skoci, që nuk i prish punë, duke qenë se PAOK ishte i pakapshëm. 4-2 ndaj Helsinki i ngjiti ata në kuotën e 16 pikëve, që vlen kualifikimin direkt. Gjermanët shkojnë në playoff, sepse pavarësisht fitores Aberdeen me 6 pikë, mbetet 3 distanca larg tyre.

GRUPI H

Fenerbahce mban vendin e parë me një poker ndaj Spartak Trnava. 4-0 e turqve, që e mbyllin grupin me 12 pikë sa edhe Ludogorets, që fituan 1-0 ndaj Nordsjaelland. Një parakalim në ndeshjen e fundit, që lë jashtë Europës Nordsjaelland, që deri në këtë sfidë udhëhiqte me 10 pikë.

Lexo më tej: Video/ 'Baby' Liverpool mundet pa dëme; trisi i Romës nuk mjafton, Mourinho në playoff, bashkë me Xhixhën

Conference League Group E

Legia Warszawa 2-0 AZ Alkmaar

Zrinjski Mostar 1-1 Aston Villa

Conference League Group F

Ferencvaros 1-1 Fiorentina

Genk 2-0 Cukaricki

Conference League Group G

Aberdeen 2-0 Eintracht Frankfurt

PAOK FC 4-2 HJK Helsinki

Conference League Group H

Fenerbahce 4-0 Spartak Trnava

Ludogorets Razgrad 1-0 FC Nordsjaelland

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI