Flash

Video/ Gjimshiti nga 'divani', në 1/8 e Europa League: Atalanta poker me rezerva, Laçi e Sparta në playoff

Lapsi.al 14 December 2023
Video/ Gjimshiti nga 'divani', në 1/8 e Europa League: Atalanta

Kanë përfunduar tashmë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve dhe janë dhënë verdiktet në Europa League. Tetë skuadrat e kualifikuara direkt dhe në playoff nga grupet A, B, C dhe D kanë kompletuar mozaikun e atyre që do të hidhen në shortin e 18 dhjetorit në Nyon. Berat Gjimshiti kualifikohet direkt në 1/8, i vetmi ndër lojtarët shqiptarë në kompeticion që ia del. Madje mbrojtësi nuk udhëtoi fare me skuadrën, por edhe pse me rezerva Atalanta fitoi me poker. Kualifikohet në playof edhe Qazim Laçi. Mesfushori dhuroi një asist në fitoren 1-3 të Sparta Pragë në transfertën me Aris.

GRUPI A

West Ham fiton duelin direkt me Freiburg dhe rrëmben vendin e parë, duke e mbyllur grupin me 15 pikë. Hammers u imponuan 2-0 në Londër, duke lënë gjermanët në vendin e dytë që të çon në playoff me 12 pikë. Në Conference League zbret Olympiacos që e kishte siguruar vendin e tretë edhe përpara fitores 5-2 në Pire ndaj Backa Topola.

GRUPI B

Brighton fiton përballjen kokë më kokë me Marseille dhe i merr francezëve vendin e parë. De Zerbi triumfon 1-0 përballë Gattuso, në një derbi trajnerësh italianë në Europë. 13 pikë për anglezët që bëjnë parakalimin në ndeshjen e fundit ndaj Olympique, që e mbylli me 11 dhe shkon në playoff. Ajax zgjohet në ndeshjen e fundit dhe mposht në Amsterdam AEK Athinë për të marrë vendin e tretë me 5 pikë, që të zbret në Conference League. Shigjetarët kishin vetëm 2 barazime deri përpara kësaj fitore.

GRUPI C

Nga vendi i tretë në vigjilje, Sparta Pragë rrëmben vendin në playof duke fituar 1-3 në Limasol dhe duke përfituar nga humbje e Betis përballë Rangers. Spanjollët kryesonin me 9 pikë, por u dorëzuan në shtëpi 2-3 përballë skocezëve, që me këtë fitore u ngjitën në 11 pikë. Përfituan çekët e Qazim Laçit, që arritën me 10 pikë mbi andaluzianët e Betis, që duhet të ngushëllohen me Conference League. Laçi ishte autori i asust në golin e tretë të Sparta, që mban firmën e Birmancevic në shtesën e pjesës së parë.

GRUPI D

Atalanta e pati gjithçka të lehtë, tashmë e sigurt për vendin e parë. Bergmaskët, pa Gjimshitin e shumë titullarë, që qendruan në shtëpi, e mbyllën Grupin D të Europa League me një rezultat të pastër 4-0 ndaj Rakow. Gasperini, ndonëse me rezerva dhe të rinj, e pati jetën të lehtë në tokën polake falë Luis Muriel. Kolumbiani konfirmon periudhën e tij të shkëlqyer të formës.

Lexo më tejVideo/ 'Baby' Liverpool mundet pa dëme; trisi i Romës nuk mjafton, Mourinho në playoff, bashkë me Xhixhën

Atalanta kaloi në avantazh me golin e sulmuesit në minutën e 14'. Muriel shkoi afër një tjetër eurogoli me thembër, humbi një rast flagrant në fillimin e pjesës së dytë dhe fiksoi të tretin në minutën e 72'. Mes golave të tij është edhe 2-0 e Bonfanti, në gol në ndeshjen e parë si titullar. Në minutën e 92' De Ketelaere bëri poker dhe Atalanta shkon qetësisht në 1/8 e kompeticionit, duke lënë vendin e dytë për Sporting që triumfoi 3-0 ndaj Sturm Graz, që ruan vendin e tretë dhe zbret në Conference League.

Europa League Group A

Olympiacos 5-2 TSC Backa Topola

West Ham United 2-0 Freiburg

Europa League Group B

Ajax 3-1 AEK Athens

Brighton 1-0 Marseille

Europa League Group C

Aris Limassol 1-3 Sparta Prague

Real Betis 2-3 Rangers

Europa League Group D

Rakow Czestochowa 0-4 Atalanta

Sporting CP 3-0 Sturm Graz

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI