Flash

Murataj dënon Partizanin, humb penallti në minutën e 101': protesta e tifozë në fushë në Kukës

Lapsi.al 16 December 2023
Murataj dënon Partizanin, humb penallti në minutën e 101':

Partizani nuk di të fitojë, madje as kur i akordojnë penallti në minutën e fundit të shtesës. Kundër Kukësit përfundoi 1-1, me të kuqtë që marrin barazimin e gjashtë radhazi, këtë herë mes polemikave. Beshiraj dhe Mensah iu përgjigjën njëri-tjetrit në 60 sekonda, përpara se arbitri Shahinaj të akordonte penalltinë fundin e shtesës. Murataj, ndoshta edhe për presionin e krijuar nga invazioni i tifozëve e përplasi topin në traversë në minutën 101'.

Në Kukësi Arena, vendasit dhe Partizani ndanë pikët në një barazim 1-1, në sfidën që hapi javën e 17 të Superiore. Pas 5 barazimesh radhazi, Abilaliaj kërkonte të kthehej te fitorja. Tre barazimet në po aq dalje të fundit të Kukësit ishin një provë se prapavija e Nicës nuk mund të kalohej lehtë. Rrapaj në minutën e 12' testoi reflekset e Tafas, por Da Motta mund të kalonte përpara Kukësin në minutën e 28;, kur gaboi i vetëm me portierin. Njeriu më i rrezikshëm mbeti Rrapaj, që 7 minuta nga fundi gaboi shënjestrën, në mundësinë më të mirë.

DY GOLA NË 60" E PENALLTIA E POLEMIKAVE

Pas minutave të kaluar me zëvendësime e prova pa bindje, sfida u ndez vetëm në minutat e fundit. Beshiraj kaloi në avantazh vendasit në minutën e 79’, duke shfrytëzuar një top të mbetur në zonë. Reagimi i Partizanit ishte i menjëhershëm dhe Mensah barazoi, në të 80' pas krosimit të Atanaskoski. Në fund, shpërthyen edhe polemikat, kur VAR thirri arbitrin Shahinaj, për të sanksionuan me 11 metërsh pengimin e Mensah nga portieri. Tifozët të Kukësit zbritën në fushë dhe u deshën 5 minuta që Murataj të bëhej gati për penalltinë, pas ndërhyrjes së policisë. Goditja e kapitenit ishte e gabuar me topin që u përplas në traversë. Kështu Partizani merr barazimin e gjashtë radhazi në kampionat dhe mbetet me 32 pikë. Egnatia ka mundësinë të shkëputet edhe më shumë, nëse fiton ndeshjen me Dinamon. Kukësi, në anën tjetër,  ngjitet momentalisht në vendin e 7 me 18 pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI