Flash

Video/ Protestë spektakolare në Gladbach-Bremen: fusha mbulohet me monedha çokollate

Lapsi.al 16 December 2023
Video/ Protestë spektakolare në Gladbach-Bremen: fusha mbulohet me

E pabesueshme ajo që ndodhi në Gjermani. Ndeshja mes Borussia Monchengladbach dhe Werder Bremen, që ngriti siparin e javës së 15 të Bundesligës, u ndërpre në minutën e 12' për rreth pesë minuta. Tifozët e Gladbach hodhën qindra monedha çokollate në fushën e lojës, duke detyruar edhe lojtarët që të ndihmonin për të pastuar fushën.

Një pankartë pastaj e shpalosur prej tyre qartësoi edhe më shumë arsyen e kësaj proteste spektakolare. Tifozët e Gladbach protestonin ashpër kundër vendimit të DFL, Federatës Gjermane të Futbollit, për të pranuar hyrjen e investitorëve dhe fondeve të huaja në kampionatin gjerman.

Lexo më tej: Video/ Shembje sensacionale në Bundesligë: Bayern Munich shkërmoqet 5-1 në Frankfurt

Ndeshja pastaj rifilloi dhe u mbyll në barazim 2-2. Borre kaloi Werder Bremen në avantazh në minutën e 7', por Gladbach u përgjigj në fundin dhe fillimin e pjesës së parë dhe të dytë. Dygolëshi i Reitz përmbysi rezultatin: fillimisht në minutën e 45' me asist të Hack dhe pastaj në të 49' por në sugjerimin e tij. Ducksch riktheu ekuilibrin në rezultat çerek ore nga fundi, duke lënë të pandryshuar vendet e skuadrave. Gladbach i 9 me 17 pikë dhe Werder i 12 me dy pikë më pak.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI