Flash

Digjet për herë të dytë në dy muaj makina e motrës së Gattuso, hetuesit të sigurtë: "Tentativë intimidimi"

Lapsi.al 16 December 2023
Digjet për herë të dytë në dy muaj makina e motrës

Ida Gattuso, motra e Rinos, ish-yllit të AC Milan dhe trajnerit aktual të Olympique Marseille, ishte viktimë e një akti të ri intimidimi. Ngjarja ndodhi në Corigliano, në provincën e Cosenza, ku jeton motra e teknikut Gattuso. Makina e saj, një fuoristradë Opel Grand Land, u shkrumbua nga flakët. Ida, sapo e kishte blerë mjetin pasi të parës i ishte vënë flaka më 17 tetor.

Sipas hetuesve nuk ka asnjë dyshim se akti ka qenë i qëllimshëm, por personat mbeten ende të paidentifikuar. Edhe në rastin e parë, atë të 17 tetorit, policia kishte konfirmuar zjarrvënien e qëllimshme të makinës, por nuk arriti të gjente përgjegjësit për aktin, që ata e konsideruan intimidues.

Lexo më tej: Video/ Ounahi nuk i dha dorën, Gattuso iu vërsul në pankinë: shakaja e trajnerit tmerroi lojtarin

Sipas asaj që u raportua nga Il Corriere, çëshja lidhet me një antipatinë që ka në lagje për zonjën Gattuso, e cilësuar nga disa si 'me nerva'. Makina, e cila u shkatërrua plotësisht, ishte e parkuar nën shtëpinë e saj në fshatin Schiavonea në Corigliano-Rossano në Kalabri.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI