Flash

Tirana zgjidh hallet e lekëve, Florent Hasani firmos në Rumani: “Me Rapidin fitoj titullin”

Lapsi.al 17 December 2023
Tirana zgjidh hallet e lekëve, Florent Hasani firmos në Rumani:
Me 500 mijë euro të arkëtuara për transferimin e Florent Hasanit te Rapid Bukuresht Tirana zgjidh problemet financiare. Por nuk zgjidh asgjë nga problemet e fushës, që madje mund të thellohen edhe më shumë. Golashënuesi më i mirë i kampionatit ka firmosur tashmë në Rumani, duke dhënë edhe deklaratat e para si lojtar i Rapid: “Përshëndetje për të gjithë tifozët e Rapid, faleminderit për mikpritjen. Që kur nisa bisedimet me këtë klub, unë doja ta mbyllja sa më shprejt në Shqipëri dhe të bëhesha futbollist i Rapidit”, tha Florent Hasani, i cili ka folur për faqen zyrtare të Rapidit.

HASANI FLET SI LOJTAR I RAPID

Florent Hasani më pas zbuloi se një rol të rëndësishëm në këtë tratativë kishte edhe Albion Rrahmani: “Mezi po pres të vij në Bukuresht, të luaj përpara tifozëve të rinj dhe të realizojmë objektivat e klubit. Di diçka për kampionatin rumun dhe Rapidin. Disa miq më kanë folur gjëra të mira për Rapidin – tha sulmuesi, që nuk ngurroi të shprehte ambicjet e tij -. “Kur je futbollist profesionist, duhet të fokusohesh fillimisht te objektivat e ekipit, të luftosh për to, të japësh gjithçka dhe më pas të mendosh për qëllimet e tua personale. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi në krye të tabelës. Tifozët të vazhdojnë kështu, së bashku të bëjmë një punë të shkëlqyer. Respekt dhe dashuri për tifozët”, përfundoi Hasani.

SHIFRA QË PËRFITON TIRANA

Shumën që bardheblutë do të arkëtojnë nga ky transferim është “zyrtarizuar” nga mediat rumune. “GSP.ro” ka publikuar se “Rapid shënoi transfertën e parë të dimrit duke sjellë një sulmues për 500 mijë euro. Të pakënaqur me rezultatet e ekipit në pjesën e parë të sezonit, aksionerët Dan Șucu dhe Viktor Angelesku po planifikojnë investime të rëndësishme këtë dimër. Dhe sulmuesi Florent Hasani (26 vjeç) është lojtari i parë te Rapidi. Rapid ka njoftuar në faqen zyrtare se ka transferuar Florent Hasanin. Ai nënshkroi për dy vjet e gjysmë”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI