Flash

Video/ Infarkti shemb Tom Lockyer në fushë, ndërpritet Bournemouth-Luton: "Lojtari është i ndërgjegjshëm"

Lapsi.al 16 December 2023
Video/ Infarkti shemb Tom Lockyer në fushë, ndërpritet
Momente frike të madhe gjatë Bournemouth-Luton, që të kujtojnë rastin Dwamena, kapitenit të Egnatias që humbi jetën në Rrogozhinë. Kapiteni i Luton, Tom Lockyer, u rrëzua në fushë në minutën e 59'. Mbrojtësi pati nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore, që ishte vendimtare në shpëtimin e jetës. Për të lehtësuar ndërhyrjen e stafit mjekësor, arbitri pezulloi ndeshjen dhe i ktheu skuadrat në dhomat e zhveshjes. Lockyer kishte pësuar tashmë një sëmundje të ngjashme në muajin maj, gjatë finales së playoff-it të Championship. I vetëdijshëm, kapiteni i Luton u dërgua në spital, por ndeshja u ndërpre përfundimisht. Menjëherë më pas mbërriti një deklaratë zyrtare nga Luton, e cila konfirmonte se bëhej fjalë për një arrest kardiak: "Stafi ynë mjekësor konfirmoi se kapiteni i Hatters pësoi një atak kardiak në fushë. Lajmi i mirë është se u përgjigj menjëherë kur u mor me barelë. Ai mori trajtim të mëtejshëm brenda stadiumit, për të cilin falenderojmë edhe një herë ekipet mjekësore të të dyja skuadrave. Tom më pas u transferua në spital dhe ne mund t'i qetësojmë tifozët për gjendjen e tij. Aktualisht është stabël dhe po i nënshtrohet analizave të mëtejshme, me familjen pranë tij. Falenderojmë të gjithë për mbështetjen, shqetësimin dhe mesazhet e ngrohta që kemi marrë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI