Flash

Video/ Reijnders-Simic-Okafor, tris ndaj Monzës: Milan kthehet t’i bëjë presion Juventusit

Lapsi.al 17 December 2023
Video/ Reijnders-Simic-Okafor, tris ndaj Monzës: Milan kthehet t’i
Pas humbjes ndaj Atalantës dhe eliminimit nga Champions League, Milan ngre sërish kokën. Në ndeshjen e drekës për javën e 16 të Serie A, skuadra e teknikut Pioli mundi 3-0 Monzën. Kuqezinjtë i kundërpërgjigjen Napolit dhe përfituan menjëherë nga hapi fals i Juves për t'u afruar në renditje. Në "Meazza" në pjesën e parë, Milan e nisi fuqishëm dhe zhbllokoi ndeshjen me një magji të Reijnders (3'). Pas dy tentativave të Florenzi, kuqezinjtë dyfishuan me Simic (41'), falë një asisti të Leao. Traversa e Pulisic mund ta kishte bërë pasivin e briancolëve më të rëndë. Në pjesën e dytë sidoqoftë Monza u përpoq të reagonte, por Maignan ishte i pakalueshëm në goditjen me të majtën nga Colpani. Çerek ore nga fundi Okafor (76') shënoi edhe golin e tretë në fund të një aksioni të shkëlqyer. Lexo më tejInzaghi kundër tabùsë Lazio për arratisjen e parë të Inter: zikaltrit mund të shkojnë +4 nga Juve Mund të thuhet se Milan e respektoi pritshmërinë. Tre gola, një debutim ëndrrash dhe dy dëmtime. Këtë herë sëpata e fatit të keq ra mbi Pobega dhe Okafor, por të paktën i dha Jan-Carlo Simic pasditen e jetës së tij. Kuqezinjtë mundën 3-0 Monzën dhe konsoliduan vendin e tretë, +5 ndaj Napolit. Reijnders zhbllokoi ndeshjen me një gol për duartrokitje, Okafor e mbylli me finesë. Në mes, finalizimi ëndërrimtar i tetëmbëdhjetë vjeçarit serb në debutimin e tij si profesionist, me prindërit e tij të përlotur në San Siro.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI