Flash

Video/ VAR i heq penalltinë, pastaj golin Skënderbeut: Mjaki i jep fitoren Laçit pas një faze të tërë

Lapsi.al 17 December 2023
Video/ VAR i heq penalltinë, pastaj golin Skënderbeut: Mjaki i jep

Skënderbeu nuk arrin të imponohet në Korçë dhe pëson humbjen e dytë në po aq ndeshje me Laçin këtë kampionat. Vendos Mjaki, që ktheu kurbinasit te fitorja pas një faze të tërë kampionati, në të cilin bardhezinjtë nuk gjenin suksesin. Skuadra e Gvozdenovic duhet vetëm të fitonin për të parakaluar Tiranën në vendin e tretë, por dështuan në misionin e tyre.

Mund të qetësohet disi Josa, me të tijtë që tani i largohen fundit të renditjes. Një gol i shpejtë i realizuar nga Mjaki, në minutën e 12', e bëri ndeshjen të tatëpjetë për kurbinasit, që u munduan të dilnin pa dëme nga momentet e presionit të bardhekuqve. Liço në minutën e 20 gjeti reagimin e Dajsinanit. Në minutën e 32' episodi që mund të ndryshonte lojën dhe që ndezi mërinë e kurbinasve fillimisht e më pas korçarëve. Pikërisht kështu, sepse Doda sinjalizoi 11 metërsh për kontaktin mes Rashicës dhe Silvës, pastaj pasi pa pamjet në VAR ndryshoi vendimin e tij.

Lexo më tej: Video/ Hasani në tribunë, Balaj vendos me penallti: Tirana në krizë, rrezikon katërshen e parë

Rashica provoi edhe në fillim të pjesës së dytë, pa mundur të kalojë portierin e Laçit. Ndeshja tensionet përsëri në minutën e 86’. Skënderbeu gjeti golin me Sebastine, në zhvillimet e një goditje këndi. Gëzimi u zbeh nga flamuri i asistentit që anuloi golin për shkak se topi kishte dalë jashtë gjatë harkimit. Protestave të vendasve iu përgjigj VAR, që konfirmoi vendimin e arbitrit. 22 pikë për korcarët, vetëm një larg dyshes Tirana-Vllaznia, ndërsa Laçi ka mbërritur në kuotën 20 në vendin e gjashtë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI