Flash

"Anësori ngriti flamurin kur po festonim": Gvozdenovic akuzon arbitrin, Josa nis nga llogaritë

Lapsi.al 17 December 2023
"Anësori ngriti flamurin kur po festonim": Gvozdenovic akuzon

“Nuk ishim shumë të nervozuar, vetëm pesë minuat e fundit u dukëm të tillë. Të gjithë jemi të mërzitur nga rezultati. Kjo nuk është e mirë, pasi ishte një moment për të fituar dhe ecur në rrugën e duhur". Ivan Gvozdenovic është i hidhëruar për rezultatin 0-1 me Laçin, që pengoi Skënderbeun të kapërcente bardheblutë dhe Vllazninë në vendin e tretë të renditjes. Serbi nuk humbi rastin të shigjetonte kundërshtarin: "Problemi ishte te Laçi që rrinte me 11 vetë prapa, plus edhe fusha nuk ishte mirë. Skuadra reagoi, patëm disa raste, penallti, gol i anuluar, reaguam nga të dy krahët".

Pastaj akuza ndaj arbitrimit, edhe pse e fshehur nën fjalë: "Unë nuk komentoj arbitrat dhe VAR-in, kam respekt për ata. Por kur dëgjoj edhe nga specialistët në studio se ishte penallti, çfarë të them unë?!". Gvozdenovic fundosi goditjen edhe për episodin e dytë, atë të golit të anuluar: "Jam i çuditur për golin e anuluar. Nuk jam i sigurt nëse topi doli jashtë. Anësori ngriti flamurin kur filloi festa jonë. Nëse ishte i sigurt, ai duhet të reagonte më shpejt. Gjithsesi, arbitrat e dinë më mirë dhe nuk dua të komentoj ato”.

JOSA: "KËTË SKEMË E PËRDORËM EDHE NDAJ TIRANËS"

“Nuk është se po kalonim një situatë të keqe. Skuadra tregoi edhe ndaj Tiranës që luajti futboll. Sot dominoi vendosmëria e ekipit, ngjeshmëria dhe mënyra se si skuadra kërkoi që të ruante rezultatin". Mirel Josa ëhstë i kënaqur për rezultatin e marrë në Korçë. Laçi u kthye te fitorja pas 9 javësh, duke u larguar nga zona e rrezikut, për momentin.

Lexo më tej: Video/ VAR i heq penalltinë, pastaj golin Skënderbeut: Mjaki i jep fitoren Laçit pas një faze të tërë

Tekniku ka treguar edhe mënyrën si e befasoi kundërshtarin në këtë transfertë: "Këtë skemë e përdorëm edhe ndaj Tiranës. Sulmi me Sobouale e Myrtën, do të sillte ngjeshje më të madhe në mesin e fushës, sidomos kur zotëronte topin kundërshtari. Kjo ishte një zgjidhje që na dha një farë prioriteti. Pastaj si zhvillohet loja, varet edhe nga mënyra se si sulmon kundërshtari, se në pjesën e parë na vuri në vështirësi 2-3 herë”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI