Flash

Mourinho deklaron të ardhmen: "Dua të rri, nëse do ketë ndarje, nuk do jetë me dëshirën time"

Lapsi.al 18 December 2023
Mourinho deklaron të ardhmen: "Dua të rri, nëse do ketë

Roma humbi një ndeshje të rëndësishme në transfertë ndaj Bolonjës dhe në të njëjtën kohë gjendet jashtë zonës që vlen Evropës në renditje. "Pa Dybala dhe Lukaku e dija se do të ishte e vështirë - komentoi José Mourinho në fund të ndeshjes -. Djemtë sigurisht që donin të bënin më mirë, por ne kishim probleme taktike dhe vështirësi të mëdha fizike". Roma po paguan edhe impenjimet e shumta dhe shumë dëmtime: “Mancini është në vështirësi të mëdha dhe luan me dhimbje në ije sepse skuadra ka nevojë. Ai është shembull”.

Kur flitet për Romën dhe Jose Mourinho, është gjithmonë e vështirë të mos mendohet për të ardhmen: "Unë dua të vazhdoj te Roma - deklaroi José për DAZN -, por nëse vazhdoj këtu, duhet të punojmë me kufizimet e Fair Play-it financiar. Dhe është më mirë të punosh me ndonjë të ri që mund të rritetm në krahasim me lojtarë të formuar që nuk mund të përmirësohen më”.

Kështu, Special One ia kaloi topin shoqërisë për sa i përket të ardhmes: "Me ata nuk kam folur për kontratën, por ky klub ka tifozë unikë. Nëse ndarja do të ndodhte, nuk do të jetë me dëshirën time".

Lexo më tejVideo/ Mourinho provokues, flet portugalisht në intervistë: “Italishtja ime nuk është e mirë për disa koncepte"

Me humbjen në Dall'Ara, Roma humbi vendin e katërt në renditje: "Ne e dimë dimensionin e ekipit, por kur të kem të gjithë djemtë në dispozicion, mund të luftojmë për vendin e katërt dhe të marrim një rezultat kundër të gjithëve". Në fund, zëvendësimi i veçantë i Renato Sanches pas vetëm 17 minutash: “I kërkoj falje djalit, ajo që mu desh të bëja është një gjë e vështirë për një lojtar”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI