Flash

Simone Inzaghi parashikon shortin e Champions: “Sipas meje peshkojmë Manchester City”

Lapsi.al 18 December 2023
Simone Inzaghi parashikon shortin e Champions: “Sipas meje peshkojmë
Inter mposht Lazion dhe nisi mini-shkëputjen e parë, duke u ngjitur në +4 ndaj Juventus në krye të renditjes. Zikaltrit fituan 2-0 në Olimpico me golat e dy sulmuesve, Lautaro Martinez dhe Thuram. Simone Inzaghi analizoi ndeshjen për DAZN: "Këto janë ndeshjet që i bëjnë trajnerët të lumtur. I gjithë Inter po bën mirë, ne erdhëm në një fushë të vështirë me shumë lojtarë të rëndësishëm në shtëpi. E në vështirësi ishim të mirë. Lejuam vetëm një mundësi për Rovella. Kemi disa javë që jemi në krye por duhet të vazhdojmë kështu. I ndërroj lojtarët, por ata gjithmonë japin përgjigje të shkëlqyera". Në lidhje me rrugën e mbetur për te titulli, trajneri i zikaltërve deklaroi: "Pengesa? Njëzet e dy ndeshjet e mbetura në kampionat, plus të gjitha ato në kompeticionet e tjera. Ne e dimë se duhet të jemi të aftë, kemi pasur një rrugëtim të shkëlqyer deri këtu. Kanë kaluar katër muaj dhe ka ende shumë për të kaluar. Duhet të vazhdojmë kështu, në një drejtim, të gjithë së bashku, si ekip dhe si grup”. Lexo më tej: Video/ Lautaro e Thuram të papërmbajtshëm: Inter thyen Lazion e arratiset +4 nga Juventus Në fund, Inzaghi bëri edhe një parashikim për shortin e 1/8 të Champions League: "Për mendimin tim ne do të peshkojmë Manchester City, të shohim se çfarë do të ndodhë. Të gjitha skuadrat janë shumë të forta, por përtej kësaj sigurisht që e dimë se cilado skuadër të dalë do të jetë një provë e madhe".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI