Flash

Tirana e hoqi si të tepërt: "i papuni" Orges Shehi shpallet “Trajneri i vitit 2023”

Lapsi.al 18 December 2023
Tirana e hoqi si të tepërt: "i papuni" Orges Shehi shpallet

Për të dytin vit radhazi, Orges Shehi është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i vitit”. Tekniku 46 vjecar, pasi zhvilloi një tjetër sezon të suksesshëm duke u shpallur nënkampion, u shkarkua nga ish-skuadra e tij KF Tirana pas dy humbjeve në fillim të këtij sezoni. Tirana e largoi kur ishte në vendin e tretë, duke e zëvendësuar me Ahmataj, tani Shehi shpallet më i miri kur është ende i papunë. Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe trajneri i Egnatia, Edlir Tetova si edhe trajneri i Laçit, Mirel Josa.

Në Mbrëmjen Gala që po mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ish-trajnerët e ekipit Kombëtar, Gianni De Biasi dhe Edoardo Reja i dorëzuan trofeun e rëndësishëm, Orges Shehit, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi.

Lexo më tej: Dwamena lider i sulmit: Egnatia dominon “Formacionin e vitit 2023” me pesë lojtarë

“Ndihem shumë i nderuar, sepse jam këtu mes dy personaliteteve dhe figurave të mëdha të futbollit tonë dhe futbollit europian. Si Reja dhe De Biasi, i cili ka qenë një indicie e madhe që t’i futem trajningut. Ndihem krenar që vij këtu për herë të dytë radhazi. Jam shumë i kënaqur. Dua të falënderoj gjithë trajnerët dhe kapitenët që më kanë votuar, si dhe ish-klubin tim, Tiranën” – tha Orges Shehi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI