Flash

Dwamena lider i sulmit: Egnatia dominon “Formacionin e vitit 2023” me pesë lojtarë

Lapsi.al 18 December 2023
Dwamena lider i sulmit: Egnatia dominon “Formacionin e vitit 2023”
Përveç çmimeve individuale, në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF sonte në ambientet e TKOB është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit 2023. 11 lojtarët, të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në “Abissnet Superiore”, janë dominuar nga Egnatia. Për të shpallur emrat e fituesve janë ftuar në skenë ish-futbollistët e Kombëtares shqiptare, Afrim Tole dhe Armend Dallku, të cilët kanë lexuar emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisionet sportive në televizionet shqiptare. Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Alen Sherri (portier), Andi Hadroj (mbrojtës), Renato Malota (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Florjan Përgjoni (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Fernando Medeiros (mesfushor), Tedi Cara (sulmues), Raphael Dwamena (sulmues), Florent Hasani (sulmues). Praktikisht 5 lojtarë nga Egnatia, tre nga Partizani e tre nga Tirana. Lexo më tej: “Më të Mirët 2023”: një vit futboll, ndahen çmimet në skenën e Teatrin e Operas e Baletit Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit. Afrim Tole dhe Armend Dallku kanë ftuar lojtarët e formacionit më të mirë për t’u ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI