Flash

Europa League/ Shorti i playoff delikat për Xhixhën, Laçin e pret 'Ferri': përsëritet finalja e Tiranës për Romën

Lapsi.al 18 December 2023
Europa League/ Shorti i playoff delikat për Xhixhën, Laçin e

Tetë skuadrat e renditura të dytat në grupet e Europa League kanë njohur tashmë kundërshtarët e tyre të zbritur nga Champions, në shortin e hedhur në Nyon për Playoff. Qarabag dhe Redon Xhixha gjejnë kundërshtar të komplikuar, kur goglat e vunë përballë Bragës. Edhe Qazim Laçi dhe Sparta e Pragës e ka parë shortin edhe më të frikshëm, kundër Galatasaray.

Milan-Rennes dhe Feyenoord-Roma janë dy ndeshje të tjera të rëndësishme në shortin e playoff-it të Europa Legue. Short me fat për kuqezinjtë, të cilët e gjejnë veten përballë një skuadre që po lufton në Ligue 1 (vendi i 13-të) dhe në Europa League përfundoi grupin pas Villarreal. Mund të kishte shkuar më mirë për verdhekuqtë: me holandezët, të eliminuar në Champions League nga Atletico Madrid dhe Lazio. Mes tyre tani është bërë një sfidë e zakonshme, pas çerekfinaleve të sezonit të kaluar dhe pas fitores në Conference League dy sezone më parë. Precedentë që bëjnë të buzëqeshin Mourinhon dhe djemtë e tij.

PLAYOFF EUROPA LEAGUE, SHORTI

Feyenoord (Hol) – Roma (Ita)

Milan (Ita) – Rennes (Fra)

Lens (Fra) - Freiburg (Ger)

Young Boys (Svi) - Sporting (Por)

Benfica (Por) - Toulouse (Fra)

Braga (Por) - Qarabag (Aze)

Galatasaray (Tur) - Sparta Praga (Rep. Ceke)

Shakhtar Donetsk (Ucr) - Marseille (Fra)

Lexo më tejChampions/ Hidhet shorti për 1/8, Inter gjen “të keqen” më të vogël: pretendentët të gjithë të favorizuar

Pas këtij raundi play-off, fituesit e tetë ndeshjeve do t'i bashkohen tetë fituesve të grupeve të Europa League (përfshirë Atalantën e Gjimshitit) në raundin e 1/8, me një short të ri më 23 shkurt. Skuadrat janë: Atalanta (Ita), West Ham (Ang), Brighton (Ang), Rangers (Sco), Liverpool (Ang), Villarreal (Spa), Slavia Prague (Rep. Çeke), Bayer Leverkusen (Ger).

EUROPA LEAGUE, KALENDARI I FAZËS FINALE

Ndeshja e parë e playoff: 15 shkurt 2024, ndeshja e dytë e playoff: 22 shkurt 2024

Shorti i raundit të 1/8: 23 shkurt 2024

Raundi i 1/8: ndeshja e parë më 7 mars dhe kthimi më 14 mars 2024

Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet: 15 mars 2024

Çerekfinalet: ndeshja e parë 11 prill dhe kthimi 18 prill 2024

Gjysmëfinalet: ndeshja e parë 2 maj dhe kthimi më 9 maj 2024

Finalja: 22 maj 2024 në Dublin Arena, Republika e Irlandës

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI