Flash

“Topi i Artë 2023” është i Arinaldo Rrapaj: mesfushori i Partizanit mund golat e Hasanit dhe Balajt

Lapsi.al 18 December 2023
“Topi i Artë 2023” është i Arinaldo Rrapaj:
Arinaldo Rrapaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2023, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit” mbrëmjen e sotme, Rrapaj u shpall futbollisti më i votuar mes kandidatëve të tjerë, Florent Hasani dhe Bekim Balaj. Ky është “Topi i Artë” i parë në karrierën e mesfushorit të Partizanit. Mesfushori vazhdon të bëjë performanca të rëndësishme, duke mundur edhe golat e shumtë të Florent Hasanit dhe kapitenit të Vllaznisë Balaj. Ky çmim iu dorëzua atij nga i ftuari special i FSHF-së në Mbrëmjen Gala, ish-kampioni i Botës me Italinë, Ambasadori i UEFA-s, Gianluca Zambrotta, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e kësaj mbrëmje magjike. Lexo më tej: Tirana e hoqi si të tepërt: 'i papuni' Orges Shehi shpallet “Trajneri i vitit 2023” Fituesi i “Topit të Artë” Arinaldo Rrapaj u shpreh i emocionuar që është vlerësuar me këtë çmim: “Për mua është një emocion shumë i veçantë. Dua të falënderoj FSHF-në dhe njerëzit që kanë votuar për mua. Falënderoj Partizanin, Presidentin Demi dhe shokët e ekipit pa të cilët nuk do të isha këtu sot. Falënderoj sidomos familjen time, që më ka qëndruar pranë gjithmonë në momente të mira dhe të këqija. Këtë trofe ua dedikoj atyre” – tha Rrapaj.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI