Flash

Video/ Sylvinho bëhet shqiptar, Rama përsërit 'adetin': lojtarët e kombëtares me pasaportë diplomatike

Lapsi.al 18 December 2023
Video/ Sylvinho bëhet shqiptar, Rama përsërit 'adetin':
Mbrëmja gala "Më të mirët 2023" ka patur një episod të veçantë, që lidhej me kombëtarn shqiptare. Arritje e kuqezinjve në Europianin e Gjermani 2024 nuk është dicka që ndodh përditë. E në fakt, kishte 8 vjet që kuqezinjtë nuk përsëritnin misionin historik të 2016, me Gianni De Biasi në pankinë. Atëherë tekniku i kombëtares mori pasaportën shqiptare e futbollistët u pajisën me pasaportë diplomatike. Kryeministri Edi Rama, tetë vjet nga atëherë, ka bërë sërisht "adetin", duke e bërë teknikun Sylvinho shqiptar. Në praninë e Presidentit, Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, teknikut Sylvinho i është dorëzuar pasaporta e tij e re. Kështu, pas italianit De Biasi, trajneri i dytë i huaj që pajiset me pasaportë shqiptare është Sylvinho. [video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Video-2023-12-18-at-6.53.09-PM-1.mp4"][/video] Në anën tjetër, për të plotësuar ritin e tij, Kryeministri i ka dorëzuar pasaportat diplomatike të ekipit, kapitenit të kombëtares, në mungesë të Berat Gjimshitit i impenjuar sonte në Serie A me Salernitana, Elseid Hysaj. "Kur skuadra jonë kombëtare u kualifikua në Eurpianin e 8 viteve më parë, ne u dhamë të gjithë sportistëve e trajnerëve pasaportën diplomatike, Mirëpo nuk u kualifikuan pas katër vitesh dhe pasaportave diplomatike iu dogj afati. Tani është koha për ta ridhënë pasaportën diplomatike me afat. E nga kjo do të përfitojnë shumë nga lojtarët që e kanë për herë të parë, si ambasadorë të shtetit shqiptar. Ambasadorë të denjë për të cilët jemi krenarë dhe thirra kapitenin sepse ishte mosbesues deri në fund që do merrte pasaportën sot. Normale, se kujton se jam si të tjerët që e them fjalën dhe nuk e mbaj. Do e mësojë edhe ky që atë që them e mbaj. Kjo është pasaporta,. Këtu ke edhe pasaportat e gjithë skuadrës. Ti marrë presidenti që të jenë në duar të sigurta" bëri humor Kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI