Flash

Super League feston: "Monopoli i UEFA-s mbaroi, futbolli është i lirë"

Lapsi.al 21 December 2023
Super League feston: "Monopoli i UEFA-s mbaroi, futbolli është i
"Ne kemi fituar të drejtën për të garuar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre". Kështu tha Bernd Reichart, CEO i A22 Sports, kompania që synon të zhvillojë projektin e ri të stilit të Super League. Ai komentoi vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian. “Për tifozët: propozojmë shikim falas të të gjitha ndeshjeve të Super League – lexohet në një postim në Tëitter –. Për klubet: të ardhurat dhe shpenzimet e solidaritetit do të jenë të garantuara”.

NDESHJET FALAS PËR TIFOZËT

Pas vendimit "klubet tani mund të përballen dhe të menaxhojnë vetë sfidat e reja të kësaj bote. Ky vendim do të lejojë krijimin e një gare më interesante në nivel evropian, brenda familjes evropiane të futbollit. Është një mesazh i rëndësishëm për tifozët: futbolli është falas”, tha Bernd Reichart, CEO i A22 Sports. “Pjesëmarrja do të bazohet në meritë sportive, nuk do të ketë anëtarë të përhershëm në këtë garë, të cilët nuk do të ndërhyjnë në kampionatet e vendeve”, shpjegoi ai. "Sfida e A22 është të krijojë kompeticionin më interesant për klube në botë, si në nivelin e meshkujve ashtu edhe të femrave. Do të garantojë hapje, konkurrencë gjatë gjithë vitit dhe për të gjithë lojtarët, për të gjitha klubet dhe të gjithë tifozët.

FORMATI

Formati do të sjellë ndeshje fantastike gjatë gjithë vitit, jo vetëm në një pjesë të sezonit. Do të ketë skuadra që nuk kanë luajtur kurrë me njëra-tjetrën dhe do të krijohet më shumë rivalitet ndër vite. Do të duhet të luftojmë në çdo ndeshje. Në prill do të jetë faza e eliminimit direkt Do të jetë një kompeticion interesant dhe argëtues". "Ka tifozë që duhet të paguajnë çmime shumë të larta për të parë ekipet e tyre. Mundësia që ne duam të ofrojmë për të sistemuar futbollin në nivel tifozësh nuk është parë kurrë ndonjëherë. Ne propozojmë të krijojmë një platformë transmetimi drejtuar tifozëve që do t'i lejojë ata për të shijuar pasionin për futbollin, për t'u lidhur me klubet e tyre, për të gjetur lajmet dhe për të parë të gjitha ndeshjet drejtpërdrejt falas. Kjo vlen si për garat e meshkujve ashtu edhe për femrat", shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI