Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

"Shyqyr Zotit e sollëm në shtëpi këtë trofe". Abilaliaj i lumtur për trofeun e parë: flasin protagonistët

Lapsi.al 20 December 2023
"Shyqyr Zotit e sollëm në shtëpi këtë trofe".

“Shumë i lumtur, fusim një trofe më shumë në klub. Emocion i veçantë, ishte momenti të arrinim te fitorja. Bëmë presing dhe portieri gaboi disa herë. Mënyra sesi erdhi loja ishte një tek ndeshje për t’u fituar dhe kjo ka rëndësi në fund. Ne dolëm me një trofe përballë një ekipi të mirë si Egnatia". Arbër Abilaliaj i gëzohet tashmë trofeut të parë në karrierën e re. Drejtori Sportiv e trajneri (në të dy rolet) ka tashmë një trofe në palmares:"Emocionet kur je përgjegjës për 30 lojtarë është akoma më i madh. Luajnë futbollistët në fushë dhe është një kënaqësi e madhe. Mbi të gjitha është që trofeu shkon te raftet e Partizanit, mbi trofe ndërtohet çdo gjë".

Abilaliaj pastaj shpejgoi edhe zëvendësimet dhe mënyrën e lojës, që jo pak herë e rrezikoi në pjesën e dytë: "Egnatia nuk do të pajtohej në disavantazh dhe donim të shfrytëzonim shpejtësinë e Kekos në kundërsulm. Patëm mundësi për golin e dytë. Po na kthehen lojtarë të dëmtuar që kanë kohë që janë jashtë forme. Më pëlqeu sjellja e mbrojtjes. Një ndeshje e rëndësishme dhe shyqyr Zotit që e sollëm në shtëpi këtë trofe" e mbylli Abilaliaj.

"Fernando ashtu i godet": Tetova mbron atë që i humbi Superkupën

“Mendoj që si lojë ishte e dominuar nga ne. E vendosi një gabim që mund të ishte i evitueshëm. Për atë ç’ka dha skuadra jam i kënaqur. Nuk jam i keqardhur për penalltinë e Fernandos sepse ai ashtu i ekzekuton. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë suksese Partizanit”, deklaroi tekniku i Egnatias Edlir Tetova pas Superkupës së humbur.

Lexo më tej: Video/ Gafa skandaloze e Sherrit e 'panenka' e dështuar e Fernando dorëzojnë Superkupën te Partizani

"Fati deshi të isha unë të përfitoja": Rrapaj zbulon 'sekretin' e golit

“Pas çmimit jam shumë i gëzuar dhe akoma më i lumtur që i dhashë fitoren ekipit. Pas trofeut të “Topit të Artë”, kjo ishte më e rëndësishme që ta fitonim Kupën". Arinaldo Rrapaj nuk e fsheh kënaqësinë për trofeun e fituar, duke mundur 1-0 Egnatian. Mesfushori ka treguar edhe emocionet e shokëve të skuadrës për Superkupën e tretë në historinë e klubit. "I lumtur pasi pashë edhe çunat që u shkëlqenin sytë. Ishte një gol shumë i rëndsishme për Partizanin. Duhet ta fitonim dhe ne e kishim për detyrë që të ktheheshim te fitorja dhe të merrnim një tjetër trofe".

Më pas ai tregoi edhe cfarë e shkaktoi gabimin e Sherrit: "I kishim marrë masat që të shikonin pikat e dobëta dhe bëmë presion lart duke i detyruar që të gabonin dhe fati deshi që të isha unë ai që të përfitoja dhe bëra gol”, u shpreh Rrapaj.

"E kisha studiuar": Qirko zbulon si ndali Fernandon

“Ndihem shumë i lumtur që kam fituar Superkupën e dytë në karrierë. Falenderoj ekipin, kam pasur fatin e madh që të kem trajnerë të mirë portierësh më përpara Rizvani dhe tani Voka. I kemi studiuar shumë penalltitë edhe me videoanaliza". Pano Qirko, portieri i të kuqve që rezultoi vendimtar me penalltinë e pritur ndaj Fernando, ka treguar kështu si e kuptoi që braziliani do të provonte me 'panenka'.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI