Flash

"Nivel shumë i lartë, jashtë realitetit": Rama tallet me Enea Jorgjin për vendimet kundër Partizanit

Lapsi.al 20 December 2023
"Nivel shumë i lartë, jashtë realitetit": Rama tallet

"Është një nder i madh shumë që të kesh arbitrin më të mirë që të arbitrojë. Dhe u bëj një thirrje të gjithëve, pse të arbitrojë në Shqipëri e të harxhojë kohën kot? Më mirë të iki të arbitrojë në Europë se ai është nivel shumë i lartë për këtë kampionat". Olsi Rama nuk arrin t'i gëzohet trofeut nervoz me arbitrin Enea Jorgji, pas Superkupës me Egnatian. Drejtori i Përgjithshëm i të kuqve nuk ka mbetur fare i kënaqur me vendimet e marra nga Jorgji, sidomos penalltinë: "Çfarë të them unë i shkreti! Unë kam fatin që e shoh ndeshjen nga lart, e shoh në TV, e bëj VAR-in para se ta bëjnë në VAR dhe i shoh gjërat se si janë, Megjithatë, ia lë gjerat specialistëve. Por mendoj se ai është me të vërtetë jashtë realiteti. E pranon edhe vetë ai që nuk është për këtë nivel”.

Lexo më tej: "Shyqyr Zotit e sollëm në shtëpi këtë trofe". Abilaliaj i lumtur për trofeun e parë: flasin protagonistët

Sidoqoftë, Drejtorit Rama Partizani i ka pëlqyer, pavarësisht dominimit të rrogozhinasve në pjesën e dytë e pavarësisht se portieri ishte lojtari më i mirë i tyre. "Finalja me Egnatian në kampionat? Shpresoj të jemi ne dhe të fitojmë pavarësisht kush do të jetë kundërshtari në fushë, pavarësisht rrethanave si do të zhvillohet ndeshja. Jam i kënaqur se pashë një ndeshje të fituar me meritë, një ekip me dëshirë të fitonte. Një ndeshje në mes të kalendarit, pa asnjë lloj stimuli financiar për lojtarët, përveç faktit që luhet për trofe. Mendoj që për emrin e Partizanit dhe të tyrin bënë atë që kishin mundësi në fushë dhe bënë më të mirën, përpos të gjithë vështirësive që i dolën përpara me penallti, me faulle, me vonesa. Nuk e di" e mbylli fjalën e tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI