Flash

"Më jep një natë Antonelën". Papu Gomez kaloi limitet, Messi u tërbua: ja pse u përjashtua nga Argjentina

Lapsi.al 21 December 2023
"Më jep një natë Antonelën". Papu Gomez kaloi

Papu Gomez aktualisht është i pezulluar për doping me një skualifikim dy-vjeçar për shkak të shurupit të kollës. Lojtari sapo ishte blerë nga Monza dhe dënimi erdhi pak ditë më vonë. Por një tjetër stuhi ka goditur ish-playmakerin e Sevilla dhe Atalanta. Një burim anonim ka zbuluar shkakun e vërtetë të përjashtimit të tij nga kombëtarja e Argjentinës.

KA LIDHJE KOMENTI I TIJ MBI GRUAN E MESSI?

Në Argjentinë transmetohet një program shumë i njohur me titull "A la tarde". Gjatë transmetimit, u intervistua një burim anonim, i cili tregoi se si shkuan gjërat gjatë Kupës së Botës në Katar. Pikërisht aty ndodhi një episod që bëri që Messi dhe shokët e tij të largonin Papu Gomez. Sipas burimit, episodi ka ndodhur në fund të ndeshjes ndaj Holandës, gjatë festimeve në dhomat e zhveshjes. Mes festimeve dhe thirrjeve të ndryshme, Papu Gomez dyshohet se i ka bërtitur Messi: “Më jep Antonelën!”. Komenti i pavend befasoi jo vetëm Pleshtin, por të gjithë skuadrën e kampionëve të ardhshëm të botës.

MESSI KËRKOI PËRJASHTIMIN E TIJ

Me përfundimin e Kupës së Botës, Messi kërkoi dhe siguroi përjashtimin e Papu Gomez, me miratimin e të gjithë shokëve të tij. Një koment i padëshiruar dhe i pafalshëm. Për më tepër, burimi deklaroi gjithashtu se marrëdhëniet me të gjithë shokët e tij nuk ishin më të mirat për shkak të koprracisë së tij: "Kur shkonin për të luajtur tenis ose për darka, Gomez zhdukej gjithmonë kur duhej të paguante. Edhe gruaja e tij është zhdukur nga chat-i i partnereve të lojtarëve të kombëtares”. Deklarata që po bëjnë bujë në Argjentinë dhe për të cilat pritet një përgjigje nga ish-lojtari i Atalantës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI