Flash

Javier Tebas tall projektin e ri: "Mrekullitë i bën Jezùsi, jo Reichart. Super League as për 100 vjet"

Lapsi.al 22 December 2023
Javier Tebas tall projektin e ri: "Mrekullitë i bën

Javier Tebas ka qenë gjithmonë ndër më skeptikët ndaj projektit Super League. Që dje – pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë – ai nuk kishte qenë i butë ndaj projektit A22 Sports. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport tani ai rriti dozat mbi çështjen: "Super League nuk do të ndodhë në 100 vitet e ardhshme, E fakti që ndeshjet të transmetohen të gjitha falas nuk do të ndodhë as për 1000 vjet. Unë jam shumë besimtar, mrekullia e shumëzimit të bukëve dhe peshqve u bë nga Jezusi, jo nga CEO i A22 Sports. Nuk më kujtohet emri i tij, e harroj gjithmonë".

Presidenti i La Liga shpjegoi më pas, përse dje, në një postim në X, iu referuar hapjes së bareve të natës: “Kam kujtuar gjithnjë një bar imagjinar të Super League, një lokal ku në 4 të mëngjesit ortakët e projektit i jepnin botës ide të çuditshme. Me sa duket ata duhet të kenë lëvizur orën e mbylljes nga ora 5 në 7 të mëngjesit sepse në ditët e sotme është ekonomikisht e pamundur të transmetohet futboll falas. Nëse dikush di diçka për të drejtat audiovizive nuk mund të thotë diçka të tillë. Tani të drejtat televizive kapin vlerën e 13 miliardë eurove dhe këtu flasim për transmetimin e çdo gjëje pa pagesë, madje në një platformë OTT”m e mbylli Javier Tebas.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI