Flash

Tentoi të bënte finokun: Agnelli pikaset dhe e përjashtojnë nga konferenca e Ceferin për Super League

Lapsi.al 22 December 2023
Tentoi të bënte finokun: Agnelli pikaset dhe e përjashtojnë
Asnjëherë miq. Kështu mund të përkufizohet marrëdhënia mes Andrea Agnelli dhe Aleksander Čeferin. Një lidhje, ajo mes ish-numrit një të Juventus dhe presidentit të UEFA-s, që është përkeqësuar prej disa kohësh. E dje përjetoi një kapitull të ri në sagën e konfliktit. Në konferencën për shtyp mbi Super League, italiani u lidh për të ndjekur transmetimin direkt të Čeferin. Por Agnelli u njoh dhe u përjashtua nga transmetimi i drejtpërdrejtë.

AGNELLI VS ČEFERIN: KUR LINDI KONFLIKTI

Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që legjitimoi ekzistencën e Super League, ka rindezur tensionin mes tyre. Një tension i lindur në vitin 2021, kur Agnelli si president i Juventus i dha jetë projektit bashkë me Real Madrid dhe Barcelonën. Që nga ai moment, pati një numër të madh shigjetimesh dhe sulmesh reciproke. E duket se nuk janë ulur ende. Lexo më tej: Triumfi i Super League, Andrea Agnelli citon U2: "Deri në fund... love football"

U DALLUA DHE U PËJASHTUAN NGA KONFERENCA

Menjëherë pas vendimit, UEFA organizoi një konferencë për shtyp përmes Zoom për të diskutuar këtë çështje. Në listën me gati 300 pjesëmarrës përfshiheshin shumë gazetarë dhe drejtues nga bota e futbollit europian. Mes tyre tentoi të futej edhe Andrea Agnelli. Megjithatë, siç raporton TuttoSport, ai u njoh dhe më pas u përjashtua nga transmetimi i drejtpërdrejtë. Me sa duket, paqja mes ish-presidentit të Juventus dhe Čeferin është ende larg.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI