Flash

Video/ Anulohet në shtesë goli i Filit, plasin polemikat: buzëqesh Dinamo, dygolëshi i Vilës “mbyt” ish-skuadrën

Lapsi.al 22 December 2023
Video/ Anulohet në shtesë goli i Filit, plasin polemikat:

Kthehet te fitorja Dinamo, që në Niko Dovana mposhti 1-2 Teutën, duke e zhytur më keq në vendin e fundit të renditjes. Në javën e 18 që mbylli kampionatin vendosi dyglëshi i Lorenco Vilës, që dënoi ish-skuadrën e tij. Nuk mjaftoi goli i Dacit për durrsakët, që në fund shpërthyen në polemika ndaj arbitrit. Fili barazoi rezultatin në shtesë, por VAR e anulon për pozicion jashtë loje të Demirçanit. Lojtari u konsiderua se kishte mbuluar rrezen e portierit, mes protestave të Teutës.

Pas dy humbjesh radhazi Dinamo buzëqesh në ndeshjen e fundit të vitit duke mposhtur në “Niko Dovana” Teutën, me lojtari që në verë e mori pikërisht prej tyre. Lorenco Vila me dygolëshin e tij bëri të pavlefshëm golin e Dacit, në një ndeshje ritmike dhe me raste. Martini shtyu skuadrën përpara, por e pësoi në kundërsulm nga Vila në minutën e 13’. Goli i ish-it për sulmuesin që nuk festoi në shenjë respekti. Teuta shkundet me dëshirën për të bërë dicka më shumë dhe në minutën e 35’ barazuan me golin e Dacit. Një gol që ngjalli vetëm iluzione, sepse përpara se skuadrat të shkonin në pushim Vila i shpëtoi edhe njëherë kundërshtarëve, duke bërë 1-2 në minutën e 43'.

POLEMIKA NË SHTESË

Dygolëshi i parë me fanellën e nëndetëses për Vilën, që ndoshta është edhe oguri i mirë për Mehmetin dhe vetë lojtarin në këndvështrimin e 2024-ës. Teuta u mundua të imponohej në kërkim të rezultatit, por Daci nuk arrin të kalojë portierin Sali fillimisht në minutën e 54' e pastaj në të 62'. Zëvendësimet e trajnerëve përziejnë kartat, por Denison në të 74' dështoi të mbyllte ndeshjen edhe për meritë të Demës, që mbajti të tijtë në lojë. Një pritje që mund të ishte shpërblyese sepse në shtesë Dinamo shënoi, por gëzimin e Filit e mbyti VAR-i që e anuloi për një pozicion të parregullt.

Lexo më tejVideo/ Gruda 'keqtrajton' Skënderbeun: Vllaznia e transformuar e mbyll vitin me 'manita'

Kështu Dinamo e mbyll vitin me një fitore të rëndësishme, duke u ngjitur momentalisht në vendin e 5-të të renditjes me 22 pikë. Mehmeti kthehet sërish në garë për një vend në katërshe, ndërsa Teuta mbyll një vit për tu harruar: në fund të tabelës me 16 pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI