Flash

Video/ Gruda "keqtrajton" Skënderbeun: Vllaznia e transformuar e mbyll vitin me 'manita'

Lapsi.al 22 December 2023
Video/ Gruda "keqtrajton" Skënderbeun: Vllaznia e transformuar e

E treta në radhë. Vllaznia është një furi në dhjetor dhe e mbyll vitin në vendin e tretë, duke shkatërruar 5-0 Skënderbeun. Super performancë nga Ildi Gruda, trigolësh në javën e 18 të Superiores, ndërsa pokerin e kompletoi kapiteni Bekim Balaj dhe autogoli i Frashërit. Kuqeblutë distancohen nga korçarët dhe lënë pas edhe Tiranën, duke premtuar shumë për gjysmën e dytë të kampionatit.

Skënderbeu mendonte të bënte ekzaktësisht të kundërtën e ndeshjes që bëri në Loro Borici. Gvozdenovic pa të tijtë të shkërmoqeshin, duke mos qenë praktisht kurrë në lojë. Ekuilibri u prish në minutën e 29', kur Gruda shënoi golin e parë, në shtyllën e dytë. Vetëm goditjet standarde nuk mund ti japin Skënderbeut rezultatin, edhe pse ndeshja nuk pati shumë momente të rëndësishme, për pjesën e mbetur të pjesës së parë.

KUQEBLUTË DIFERENCOHEN NË PJESËN E DYTË

E si për ta përligjur konceptin, 4 minuta pas rifillimit Gruda, duke shfrytëzuar pasimin e Çobës, dyfishoi shifrat, pasi kaloi edhe portierin Alia. 2-0 i tronditi bardhekuqtë që ishin të mefshtë edhe kur ndonjë si Frenkly apo Liço shfaqej në anët e Qarrit. Stojanovic ishte i kujdesshëm në mbulim. Zotërimi i topit steril për skuadrën e Gvozdenovic nuk bënte punë dhe kundërsulmi i Vllaznisë fundosi çdo iluzion të teknikut serb. Në minutën e 75' Balaj firmosi trisin, duke shtyrë në rrjetë topin e grushtuar nga Aliaj, pas konkluzionit të Malës.

Lexo më tej: Vllaznia, fitore me përmbysje: Çoba, Gruda e Balaj i japin Mehmetit humbjen e parë në krye të Dinamos

Ndeshja është e mbaruar dhe 4 minuta më pas vjen edhe pokeri. Gruda realizoi trigolëshin e tij personal, ndërsa në shtesë ndër 'armiqtë' e Alias u shtua edhe Frashëri. Autogoli i mbrojtësit fiksoi rezultatin, që e ngjit Vllazninë në kuotën e 26 pikëve. Korçarët mbeten me 22, duke u kthyer edhe njëherë në rrezik përfshirje në zonën e poshtme të renditjes.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI