Flash

Fitoi 5-0, habit Osmani: "Skuadra nuk është aty ku dua". Gvozdenovic kritikon lojtarët

Lapsi.al 22 December 2023
Fitoi 5-0, habit Osmani: "Skuadra nuk është aty ku dua".

“Jam i kënaqur edhe pse në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur. Në pjesën e dytë me shënimin e golit të dytë u bë me lehtë. Me sulme të shpejta e kundërsulme arritëm maksimumin". Qatip Osmani e sheh gotën gjysëm bosh, pavarësisht 5-0 me të cilën Vllaznia shkatërroi Skënderbeun. Tekniku sidoqoftë mund t'i gëzohet fitores së tretë radhazi dhe një vendi të tretë të pamenduar pak javë më parë. "Jo plotësisht skuadra është ku dua, për shkak se në ndeshjet e fundit kemi humbur zotërimin e topit. Megjithatë, ishim në një situatë ku duhet të ndryshonim diçka dhe me një dy pasime të vinim te goli".

Osmani pastaj u kthye pas në kohë, për të përforcuar konceptin: "Në fillim kur erdha insistoja në presing dhe lojën një për një. Por nuk patëm rezultate dhe morëm dy humbje të rënda. Ndryshuam pozicionet e lojtarëve dhe kjo u vërejt sot në pjesën e dytë ndaj Skënderbeut. Kur nuk shkon diçka duhet të ndryshon dhe kur ke lojtarë të shpejtë duhet topi në hapësirë. Ekipi ka nevojë për ndonjë freski në merkato”.

Lexo më tej: Video/ Gruda 'keqtrajton' Skënderbeun: Vllaznia e transformuar e mbyll vitin me 'manita'

GVOZDENOVIC: "NUK I KUPTOJ KËTO GABIME"

“Sot nuk ishim mirë, shumë dobët. Nuk i kuptoj golat, 4 gabime elementare. E çuditshme si morën golat, por urime Vllaznisë dhe bravo për fitoren". Ivan Gvozdenovic ka mbetur pa fjalë, pas 5-0 me të cilën Skënderbeu i tij doli i shkatërruar nga Shkodra. Serbi kritikon lojtarët e tij, por mundohet të ruajë ekuilibrin: "Shumë skuadra nuk kanë vazhdimësi, vetëm Egnatia në vend të parë që ka shumë fitore. Golat nga gabime elementare, nuk e kuptoj fare si ka mundësi. Ky është futbolli, dhe ka vend që të kritikohemi”, mbylli komentin e tij të shkurtër tekniku i korçarëve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI