Flash

Video/ Fluminense shkatërrohet në finale, City në majën e botës: titulli i pestë për Guardiolën në 2023-in

Lapsi.al 22 December 2023
Video/ Fluminense shkatërrohet në finale, City në majën e
Manchester City është kampion bote! Skuadra e Guardiolës mposhti brazilianët e Fluminense në finalen e Kupës së Botës për Klube me rezultatin 4-0. Julian Alvarez zhbllokoi ndeshjen pas 40 sekondash me një shtytje me gjoks, pas shtyllës së goditur nga Aké. Autogoli i Nino në minutën e 29', i shkaktuar nga një krosim i Foden rrëzoi moralisht brazilianët. Anglezi, më pas, mbylli përfundimisht rezultatin në minutën e 72' me asistin e Alvarez. Argjentinasi vulosi rezultatin në fund me një diagonale në minutën e 88', që kompletoi pokerin.

NDESHJA QË NUK PATI NDESHJE

Dyzet sekonda lojë i mjaftuan Manchester City për të kaluar në avantazh. Marcelo ktheu keq një top drejt qendrës së fushës, Aké përfitoi dhe goditi shtyllën dhe topin e rikthyer Julian Alvarez e shtyu në rrjete me gjoks. Brazilianët goditen në moral, edhe pse tentuan të reagojnë. Presioni i lojtarëve të Guardiolës vazhdoi t'u krijonte vështirësi dhe në minutën e 27' erdhi goli i dytë. Foden mori një pasim në thellësi dhe e ktheu në qendër. Ndërhyrja e dëshpëruar e Nino e dërgoi topin pas shpinës së portieri Fabio. Kampionët e Amerikës së Jugut iu afruan 2-1 në zhvillimet e një goditje këndi, por Ederson ishte gati duke evituar rrezikun. Në fillim të pjesës së dytë, goditja e Grealish u bllokua sërish nga portieri, por pastaj Bernardo Silva gaboi në mënyrë sensacionale goditjen me kokë nga fare pranë. 3-0 sidoqoftë erdhi në minutën e 72', me një kombinim në mesfushë që nxorri të lirë Foden, që shtoi emrin në listën e shënuesve. Në fund Alvarez vulosi pokerin në minutën e 88'. Një diagonale brilante e argjentinasit me të djathtën. Fitorja e parë në finalen e parë të luajtur në këtë kompeticion për Citizens, që festojnë mbi të gjitha falë klasit të sulmuesit të tyre 23 vjeçar, që bëri të mos ndihet mungesa e Haaland.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI