Flash

Moviola e De Marco për Salernitana-Milan: kuqezinjtë kërkuan penallti të paqenë, por Mazzocchi bëri faull

Lapsi.al 23 December 2023
Moviola e De Marco për Salernitana-Milan: kuqezinjtë kërkuan
Pak episode në Salernitana-Milan por pa dyshime të mëdha. Kuqezinjtë protestuan për një dorë në zonë nga Fazio, pas goditjes nga jashtë zonës të Leao në fillim të ndeshjes. Megjithatë, moviola e specialistit Andrea De Marco e përjashton penalltinë. "Lëvizja e krahut të mbrojtësit të Salernitanës u gjykua natyral, kjo është arsyeja pse VAR vendosi të mos e thërriste arbitrin Doveri në monitor”. Në anën tjetër, Filippo Inzaghi protestoi për goditjen e lirë që solli golin e Tomori. Por edhe në këtë rast vendimi i arbitrit është i saktë: “Shtyrja e bërë nga Mazzocchi në dëm të Leao është evidente dhe bëhet fjalë për faull”. Ndeshja përfundoi me një karton të kuq për Fiorillo, në fund të një sherri me Florenzi në minutat shumë të nxehta të shtesës: “Përjashtimi për shtyrjen e lojtarit të Milan është i saktë”, përfundon De Marco. Sa i përket ndeshjes, Mike Maignan bëri një gabim potencialisht fatal në goditjen e Candrevës dhe Milani rrezikon shumë në Arechi. Kuqezinjtë arritën të barazonin me Salernitanën vetëm në minutën e fundit. Luka Jovic ishte heroi i Milanit, me 2-2 e shënuar në minutën e 90’, për të kurorëzuar me sukses rrethimin me katër sulmues të hedhur në fushë nga Pioli. Milan shmang kështu humbjen e bujshme me të fundit të renditjes, por humb dy lojtarë të tjerë. Kjaer dhe Tomori janë jashtë për shkak të dëmtimit. E sot kuqezinjtë mund të humbasin më shumë terren ndaj Inter e Juventus.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI