Flash

Nga Gjermania zbulojnë faktet: "bilanc katastrofë", Barcelona rrezikon përjashtimin nga Kupat

Lapsi.al 23 December 2023
Nga Gjermania zbulojnë faktet: "bilanc katastrofë",
Lajme sensacionale vijnë nga Gjermania dhe kanë të bëjnë me Barcelonën. Sipas një vrojtimi - botuar në Marca dhe As - të një hetimi të gazetës gjermane Die Welt, Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Kupat e Europës për dy ose tre vjet. Motivi është shkelja e rregullave financiare të UEFA-s, sipas të cilave klubet janë të detyruara të kompensojnë shpenzimet me të ardhurat përkatëse. Buxhetet e Barcelonës janë përshkruar nga gazeta gjermane si "një katastrofë". Fitimi prej 304 milionë eurosh pas taksave të regjistruara nga Barcelona shtatorin e kaluar dukej se do të largonte spektrin e një sanksioni të mundshëm. Por rregullat financiare të UEFA-s konsiderojnë vetëm shitjet që mund t'i atribuohen drejtpërdrejt biznesit të futbollit si vendimtare. Siç raporton ‘Marca’, raporti i fundit vjetor i klubit përfshin edhe të ardhurat nga shitja e të drejtave të ardhshme televizive, marketingun dhe të ardhurat nga basketbolli apo hendbolli, të cilat janë pjesë e klubit sportiv. Sipas 'Die Ëelt' këto të ardhura nuk ndikojnë në vlerësimin e UEFA-s.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI