Flash

Osimhen firmos me Napolin deri në vitin 2026: De Laurentiis përfshin klauzolën 130 milionë euro

Lapsi.al 23 December 2023
Osimhen firmos me Napolin deri në vitin 2026: De Laurentiis përfshin
"Rinovimi i Osimhen? Ndoshta, e them ndoshta, do të jetë surpriza nën pemën e Krishtlindjes", tha presidenti i Napolit, De Laurentiis. E thënë, e bërë. Sulmuesi nigerian ka zgjatur kontratën e tij me klubin italian deri në vitin 2026 (marrëveshja aktuale skadonte në qershor 2025). Lajmin e ka dhënë vetë numri një i Napolit, me një postim në Tëitter me një foto të nënshkrimit të Osimhen. Në marrëveshjen e re mes Osimhen dhe klubit – siç raporton Sky – përfshihet një klauzolë e zgjidhjes. Bëhet fjalë për një shumë mes 120 dhe 130 milionë neto në favor të Napolit. Presidenti De Laurentiis dhe menaxheri i lojtarit Roberto Calenda kanë zyrtarizuar marrëveshjet verbale të arritura ditët e fundit. Akordi mbërriti pas takimit që u zhvillua ditët e fundit mes presidentit De Laurentiis dhe menaxherit Calenda. Takimi i ri kokë më kokë sot, ishte për të zbardhur detajet përfundimtare. Një rinovim që erdhi pas një negocimi që vazhdon prej muajsh, mes ngadalësimeve dhe deklaratave të dashurisë, edhe përballë ofertave të forta që mbërritën verën e kaluar. Lexo më tej: Fitoi Topin e Artë afrikan, Osimhen mbyll çështjen Tik Tok: "Kurrë nuk jam trajtuar keq, ishte një gabim idiot" “Kam folur me Napolin dhe vendosa të qëndroja, por ishte çmenduri. Aq më shumë thosha jo, aq më shumë rrisnin ofertën ekonomike - tha Osimhen në një intervistë në podcast The Obi One Podcast, i organizuar nga ish-Chelsea Obi Mikel -. Unë fola me Napolin dhe vendosëm së bashku të refuzonim. Nuk doja që njerëzit të mendonin se doja të largohesha. Ishte një vendim pozitiv për karrierën time, megjithëse futbolli luhet edhe për para".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI