Flash

Rivas gol nga “dhoma e zhveshjes”, por Kukësi arrihet në fund: Sobouale shpëton Laçin mes polemikave

Lapsi.al 23 December 2023
Rivas gol nga “dhoma e zhveshjes”, por Kukësi arrihet në

Laçi merr pikë për ndeshjen e dytë radhazi, por nuk i jep dot vazhdimësi fitores së bërë në Korçë, i ndalur 1-1 nga Kukësi në javën e fundit të vitit. Barazimi i pestë radhazi për Blutë, që nuk mjaftoi goli blitz i Rivas. Skuadra e Nicës e humbi avantazhin vetëm gjashtë minuta nga fundi, kur Sobouale barazoi rezultatin, duke shpëtuar Josën.

Dëshpërohet Kukësi, që e pa suksesin fare pranë. Pak sekonda nga nisja e lojës e Rivas ndëshkoi gabimin e prapavijës së Josës. Laçi u detyrua të ndjekë një ndeshje që u bë keq që në fillim, duke prishur edhe strategjitë e mundshme të Josës. Nica në anën tjetër mund të bentë ndeshjen e preferuar, duke përdorur kundërsulmin. Sobouale ishte më impenjativi për Tafas, që u desh të bënte mrekullinë edhe ndaj Kryeziut në minutën e 21’.

Në pjesën e dytë Kukësi vazhdoi të luante prapa, duke përdorur shpejtësinë e Salami e Rivas për të kundërsulmuar. Fajzaj shkoi pranë golit në të 49’, por Laçi u spostua përpara me Qaton e Dajkon që rrezikuan dy herë në 60 sekonda. Episodi vendimtar erdhi në minutën e 80′. Goditja e Melo përfundoi në shtyllë dhe më pas Sobouale e shtyu në rrjetë. Arbitri Dorjan Maletaj e anuloi për shkak të një faulli të pretendeuar, që pas rishikimit me VAR u hodh poshtë. Protesta të Kukësit e lumturi e kurbinasve, për një barazim, që nëse nuk zgjidh punë, të paktën rrit me nga një kuotën e pikëve. Laçi është në vendin e 7 me 21 pikë, ndërsa Kukësi një pozicion më poshtë me 19 pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI