Flash

Video/ Atletico thyen Sevilla me 10 lojtarë: Llorente ngjit Simeonen në vendin e tretë

Lapsi.al 23 December 2023
Video/ Atletico thyen Sevilla me 10 lojtarë: Llorente ngjit Simeonen

Në rikuperimin e javës së katërt të La Liga, Atletico Madrid mposht 1-0 Sevilla e arrin Barcelonën në vendin e tretë me 38 pikë. Colchoneros imponohen falë një goli në fillimin e pjesës së parë nga Llorente, që shënoi pas një krosimi të larguar nga mbrojtja andaluziane. Të besuarit e Diego Simeone rezistuan pastaj pavarësisht të kuqit në minutën e 70' për Soyuncu. Skuadra e Sanchez Flores mbetet në kuotën 16, +3 nga zona e rënies nga kategoria.

Me shumë vuajtje, Atletico Madrid mposhti 1-0 Sevilla në rikuperimin e javës së katërt të kampionatit, që tashmë nuk ka asnjë ndeshje të prapambetur. Një sukses thelbësor, sepse vlen vendin e tretë në renditje. Colchoneros dhe andaluzianët anuluan njëri-tjetrin në pjesën e parë me pak raste. Shansin më të mirë në fillim e pati Morata, por u ndal nga portieri Dmitrovic.

Lexo më tejAtletico sfidon Inter, Simeone komenton shortin: "Më pëlqen shumë si luajnë. E dua fort Inzaghin e Zanettin"

Në pjesën e dytë sfida u zhbllokua menjëherë. Pas vetëm 38 sekondash, Llorente pasoi në qendër për ish-lojtarin e Juves, mbrojtja andaluziane e largoi por sërish në këmbët e Llorente, që e bëri rezultatin 1-0. Ndeshja dukej se mund të ndryshonte në minutën e 70'. Soyuncu, i cili kishte hyrë në vend të Kokes pak minuta më parë, ndërhyri keq nga pas ndaj Ocampos. Arbitri i tregoi të verdhën, por, i thirrur në VAR, ndryshoi mendim, duke e përjashtuar. Atletico me dhjetë lojtarë, pavarësisht sulmit të andaluzianëve, rezistoi. Një sukses i rëndësishëm për Simeone, që kalon në +3 nga Bilbao i vendit të pestë dhe arrin Barcelonën. Në kuotën 16, ndërkohë, Sevilla, që nuk është në gjendje të bëjë hapin drejt shpëtimit dhe mbetet +3 nga Celta Vigo, i treti nga fundi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI